Connect with us

Lajme

Fati do ju ndjeke ne cdo hap qe do te beni,sidomos ne PUNE/Horoskopi i detajuar per daten 23 Mars 2022

Published

on

Dashi

Sot do tundoheni nga eksperiencat e reja, por mire eshte qe t’i vini vetes disa kufij ne menyre qe te mos beni gabime. Nese keni nje lidhje gjerat do ju ecin mire. Partneri juaj do e adhuroje optimizmin qe keni dhe do ju dashuroje pa kushte. Çastet e lumtura do mbizoterojne gjithe kohes. Ju beqaret do jeni te gatshem per te filluar romanca pa u menduar gjate nese ato do zgjasin apo jo. Ne pune do jeni te motivuar, energjike dhe te pandalshem. Askush nuk do ua kaloje dhe do i arrini te gjitha synimet qe keni pasur. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, por as e shkelqyer.

Demi

Merkuri dhe Neptuni do ndikojne negativisht tek jeta juaj gjate kesaj dite dhe mund t’ua bejne ate edhe me te veshtire. Ju te dashuruarit do beni gabime te vazhdueshme dhe nuk do hapni rruge per asnje çast. Kokefortesia dhe krenaria e tepruar do jene defektet me te medha. Ju beqaret do vertiteni gjithe kohes rreth dikujt, por ende nuk do jeni te bindur per te hedhur hapa. Ai nga ana e tij nuk do beje asnje levizje. Ne pune nuk do jeni shume te pergjegjshem dhe ne disa momente mund t’iu dalin edhe goxha te papritura. Financat nuk do ndryshojne aspak nga nje dite me pare.

Binjaket

Nje pjese e endrrave do fillojne t’iu realizohen gjate kesaj dite dhe ju do ndiheni edhe me mire. Nese keni nje lidhje do e degjoni shume partnerin dhe do beni me shume ato qe do ju thote ai sesa ato qe do mendoni vete. Mbremja ka per te qene edhe me e zjarrte fale ambientit romantik qe do krijoje ai qe ju dashuron. Ju beqaret do filloni te ndjeni per nje koleg apo per nje shok te vjeter. Ne pune do ju paraqitet nje mundesi shume e mire, te cilen nuk duhet ta humbisni per asnje lloj arsyeje. Do hidhni hapa para ne karriere. Financat do jene te sigurta dhe goxha te mira.

Gaforrja

Sido qe te kete qene jeta juaj kohet e fundit, Dielli do ju ndihmoje te rregulloni gjithçka. Nese keni nje lidhje do i kuptoni gabimet e bera dhe do jeni me te gatshem te bashkepunoni me partnerin per te miren e te dyja paleve. Ne mbremje dilni diku dhe provoni diçka ndryshe. Ju beqaret me mire mos tentoni te beni asgje me shume sesa disa flirtime sepse sot nuk eshte koha e pershtatshme. Ne pune duhet te tentoni te filloni luften per te arritur fitoren e madhe. Mos nenvleresoni asnje armik. Per financat do keni aleat Jupiterin dhe situata do jete me e normalizuar.

Luani

Do jeni te paqendrueshem ne mendime gjate kesaj dite dhe as vete nuk do e dini çfare doni te beni. Nese keni nje lidhje do hezitoni te flisni per gjerat qe ju shqetesojne dhe kjo do e perkeqesoje edhe me shume marredhenien me jush. Nese jeni beqare do flirtoni here pas here me persona qe jane te zene dhe mund t’iu futeni telasheve. Ne pune do keni gjate gjithe kohes pershtypjen sikur po ecin ne nje terren te minuar dhe do keni frike per çdo lloj hapi. Per asnje çast nuk do ndiheni te qete. Buxheti nuk do jete i shkelqyer, por fale ndihmes se te afermve nuk do mbeteni pa para ne xhep.

Virgjeresha

Neptuni do ju nxite shpirtin e analizes gjate kesaj dite dhe nuk do hidhni hapa pa qene plotesisht te bindur. Ju te dashuruarit do mendoni gjithe dites si ta surprizoni partnerin dhe ne momentin qe do veproni do jeni ju qe do surprizoheni. Perveç dhuratave dhe fjaleve te ngrohta ai do iu jape edhe nje mesazh shume te rendesishem. Nese jeni beqare, sot di afroheni me persona te thjeshte dhe te qeshur. Ne pune, nese mendoni se keni me shume aftesi dhe nuk ndiheni mire ne pozicionin qe jeni, mos ngurroni te kerkoni ndryshim pozicioni. Nuk humbisni asgje nese tentoni. Me shpenzimet do jeni paksa te pakujdesshem dhe mund nje perkeqesim te vogel te situates.

Peshorja

Sot do jeni shume me te hapur dhe tolerues fale ndikimit te madh te planeteve. Nese keni nje lidhje, mundohuni te gjeni sa me shume momente te lira per t’i kaluar me ate qe keni ne krah ne menyre qe marredhenia mes jush te permiresohet akoma me shume. Po arritet te flisni edhe per disa pengje te pazgjidhura, nje etape e re e shume e bukur do filloje per ju. Ju beqareve do ju pelqeje te rrezikoni dhe mund te joshni dike qe eshte i zene. Ne pune do ndiheni here pas here nen presion dhe te lodhur, por nuk do dorezoheni per asnje çast. Me financat duhet thjesht te mos tregoheni impulsive dhe gjithçka do shkoje mire.

Akrepi

Hena do i kundervihet shenjes tuaj gjate kesaj dite dhe mund t’iu provokoje here pas here. Mos u mundoni kurrsesi te beni diçka me zor sepse nuk do dilni te fituar. Nese keni nje lidhje do jeni gjithe kohen nen presion dhe nuk do ndiheni te qete per t’u dashuruar ashtu si e ndieni. Asgje nuk do shkoje si e kishit enderruar. Ju beqareve do ju rendoje pamase vetmia dhe çfaredo perpjekje qe te beni nuk do arrini te ndryshoni asgje. Ne pune ka mundesi t’iu caktojne ne nje grup tjeter qe ne fakt do ju pershtatet edhe me shume. Rezultatet qe do arrini do jene me te kenaqshme. Financat do i ekuilibroni me pak mundim.

Shigjetari

Do i keni mendimet shume te turbullta gjate kesaj dite dhe do keni frike te guxoni te hidhni hapa. Nese keni nje lidhje vertet do ju mungoje pasioni dhe emocionet e forta, por kjo nuk do te thote se marredhenia me partnerin do jete problematike. Kujdes vetem mos beni kritika qe mund ta lendojne thelle ate qe keni ne krah. Ju beqaret do ndiheni akoma me mire prane dikujt qe keni pak kohe qe e keni njohur dhe do filloni te mendoni per t’i çuar gjerat ma tej. Ne pune do dini ta menaxhoni situaten ne favorin tuaj dhe kjo gje do ju kenaqe akoma me shume. Edhe financat do jete te mira.

Bricjapi

Sot do jeni ne humor dhe do ndiheni me te lire per te bere ate qe deshironi. Nese keni nje lidhje do i shmangni gjithe kohes konfliktet dhe do hapni rruge vetem qe marredhenia me partnerit te ece sa me mire. Mund te provoni edhe ndonje çmenduri te vogel qe mund te shtoje emocionet. Ju beqaret mos pranoni te afroni persona qe ju shohin si objekt seksual. Me mire qendroni edhe sot vetem sesa te vuani me vone. Ne pune do jeni luftarake dhe nuk do e leshoni veten as kur te rrezoheni. Deri ne sekonden e fundit do keni besim qe gjerat do rregullohen. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do keni probleme.

Ujori

Gjate dites se sotme do jeni shpesh me nerva dhe nuk do logjikoni para se te veproni. Ju te dashuruarit do e acaroni partnerin tuaj me tekat dhe komplekset qe do keni. Ne nje moment atij mund t’i vije edhe ne maje te hundes e te kerkoje t’iu largoje. Nese jeni ende vetem, Plutoni do ju bllokoje dhe nuk do mundeni dot as te flirtoni me disa persona. Nuk eshte kjo dita juaj me me fat. Ne pune do ju ngarkojne akoma me teper me nje detyre te re per te cilen nuk jeni shume kompetente. Kerkoni ndihme nga koleget sepse perndryshe nuk do ja dilni dot. Te ardhurat do fillojne te dobesohen sepse do shpenzoni nga merzitja.

Peshqit

Sot do ju rikthehet buzeqeshja dhe deshira per te jetuar. Nese jeni ne nje lidhje do e kuptoni fare mire se partneri ka me shume nevoje per alegri e perkedhelje dhe do mundoheni ta ndryshoni sjelljen. Pasdite ai mund t’iu beje edhe disa propozime, te cilat mire eshte t’i pranoni. Ju beqaret nuk duhet te jeni me shume strikte, perkundrazi duhet te tregoheni me te hapur ndaj njohjeve te reja. Ne pune do keni me shume mundesi per te treguar vlerat qe keni dhe do ecni goxha perpara. Beni vetem pak kujdes nga zilia e te tjereve. Ne planin financiar do keni reflekset e duhura dhe do i mbani larg problemet.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport