Connect with us

Lajme

Fifi berballet me Arditin dhe i kerkon falje/ ”Nuk kisha kellqe qe te thoja se bera gabim”

Published

on

Arditi u eliminua të premten e kaluar nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi ishte në nominim me Donaldin.

Fifi, si e preferuara e publikut, kishte të drejtën të ndërronte një nga djemtë mes Granitit dhe Donaldit, kur dolën në nominim, dhe ajo ndërroi Granitin me Arditin.

Arditi, në një intervistë për “Shqipëria live” shprehu zhgënjimin për Fifin, që e konsideronte shoqe, madje e konsideroi të pafytyrë. Sot, ai hyri në shtëpi, për pak minuta, për t’u sqaruar me miken e tij.

Në fillim, këngëtarja tha se nuk donte ta takonte, por më pasi doli jashtë për të folur me të.

Fifi: Nuk e kam shok të ngushtë, i kam bërë një dy këngë, njërën falas, tjetrën me gjysmë çmim. Nuk dua ta takoj…

Banorët e bindën konkurrenten të shkojë në oborr…

Arditi: Fifi…

Fifi: Mos ma thuaj emrin, se jam e paftyrë, siç ke thënë ti

Arditi: Arsyeja që kam ardhur këtu është se kam dalë nga shtëpia me një peng. Nuk më sqarove mua në asnjë moment, pse nuk mendove për shokun tënd

Do ta bëja përballë, siç kemi sqaruar çdo gjë përballë. Të kam ndenjur përballë. Kërkova nga ti dhe prisja është që minimalisht të vije të më sqarove, siç sqarove Granitin dhe Donaldin

Fifi: Miqësia jonë, nga ana ime ka qenë shumë korrekte. Asnjëherë nuk të kam nominuar, edhe kur të gjithë kanë folur keq për ty, unë kam thënë mos flisni ashtu. I vetmi gabim ishte se nuk e mendova shumë, thjesht nuk doja të ikte Graniti.

Arditi: Mendon se miqësia jonë këtu ka qenë për interes?

Fifi: Po më vjen keq që ke ardhur ta sqarosh kështu. Unë nuk kam dalë nga fjalët e mia. Mos na e bëj kështu muhabetin.

Arditi: Ti e ke ndryshuar versionin disa herë…

Fifi: Unë me logjikën time, me ato dy pare mend që kam, po të të nxirrja me Sarën, që e kisha nominuar, e dija që nuk do të dilte, se ajo sa ka hyrë.

Arditi: Ti më ke nxjerrë kështu si e bëre

Fifi: Të betohem që nuk e kam bërë qëllimisht, sa kam dalë nga aty, thashë e nxorra Arditin dhe u bëra shumë

Arditi: Erdha për t’u sqaruar ku qëndrojmë ne…

Fifi i kërkon Arbanës nëse mund të ndërrohet me Arditin dhe të dalë ajo jashtë, por kjo është e papranueshme për Vëllain e Madh.

Më tej i kërkon falje kantautorit, ndërsa ai i thotë të hyjë në shtëpi dhe të vazhdojë lojën e saj.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport