Connect with us

Lajme

Fifi i pret ‘shpresat’ konkurrentit të ‘Big Brother’: Ti do dalesh te premten nga shtepia, e kam parë në ëndërr

Published

on

Monika, Fifi dhe Arjola kanë diskutuar rreth ëndrrave sot dhe këngëtarja tregoi se ëndrra e saj tregonte për daljen e një personi nga shtëpia.

“Më bë sikur më foli ‘Vëllai i madh’ dhe më tha që do dalë Monika, por ti mos u mërzit”, rrëfeu Fifi, e mërzitur.

Monika i tha që ëndrrat zakonisht dalin në të kundërt, megjithëse këngëtarja u shpreh e bindur që asaj i dalin gjithmonë siç i sheh.

“Dhe po doli, do pi kafe me ‘Vëllain e madh’ dhe do e takoj, ju do rrini këtu”, tha Monika duke e mbyllur me qetësi temën

Debate të shumta janë duke u zhvilluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Banorët kanë filluar përsëri të prishin raportet me njëri-tjetrin pas disa ditëve të “lumtura” brenda.

Aktorja shqiptare, Monika Lubonja që nga mbrëmja që doli në nominim për t’u eliminuar nga shtëpia është tërhequr dhe mendon që ajo do të jetë banorja që do të largohet të premten.

Ditëve të fundit në shtëpi kanë “lindur” aleanca dhe a rmiqësi të reja, kjo gjë i ka bërë konfuz shumicën prej banorëve.

Aktorja teksa po qëndronte në oborr tha vetëm dy fjalë: “I shoh njerëzit shumë fallco”, ajo u pyet se për cilin e ka fjalën, por që refuzoi të përmendte ndonjë emër.

“Tani po e kuptoj që paska nisur loja. Nëse është kështu më mirë të largohem dhe të mos bëhem pjesë e këtyre gjërave”, shtoi ajo.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport