Lajme
Fifi ndryshon modelin e flokeve ne menyre drastike/ Shikoni sa bukur duket ajo me floket e reja

Filloreta Raçi ka qenë një prej pjesëmarrësve më të përfolur në edicionin e Big Brother VIP, por hoqi dorë nga qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kantautorja e njohur shprehu dëshirën për të dalë dhe për qëndruar e lirë me njerëzit e saj më të dashur.
Ajo i është kthyer normalitet dhe duket se është duke e shijuar jetën jashtë shtëpisë dhe fokusit të vazhdueshëm të kamerave. Ndërkohë që i mban të informuar fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale përmes imazheve që i shpërndan në Instagram.
Ajo duket të ketë bërë një ndryshim në dukjen e saj duke u shndërruar në brune, teksa ndjekësit e kanë pëlqyer pamjen e re. “Të gjithë e duan një brune”, ka shkruar në përshkrimin e fotografive të shpërndara në Instagram që për pak minuta kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
Kujtojme se Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në Big Brother sidomos në raportin e tij me Ffifin. Në një rrëfim për emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, ai ka folur për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu është larguar nga Big Brother.
“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikesh”, është shprehur ai.

Graniti thotë se pas daljes së Fifit nga shtëpia jo gjithçka ka shkuar mirë. “U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”.
Nga ana tjetër Genta Cana, motra e Granitit thotë se hyrja e Granitit në shtëpi kishte tejkaluar të gjitha pritshmëritë e familjes. “Graniti nuk ka qenë i përgatitur, pasi nuk ka parë edicionet paraprake të Big Brother”, deklaroi Genta Cana.

-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete3 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete1 year ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme1 year ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme1 year ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete8 months ago
I terheqim meshkujt si me magnet/ Keto jane 8 gjerat qe burrat pelqejne tek nje grua po nuk i thone
-
Jete10 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani