Connect with us

E pergjithshme

Fifi sh perthen ne lot ne mes te emisionit live/ Ja cfare e beri ate te qante me ngasherim

Published

on

MOMENTI NUMER 1

Opinionistja e “Big Brother Vip” Balina Bodinaku është treguar e ashpër me Monikën pas debateve të krijuara.

Ajo është shprehur se aktorja nuk ishte në paqe në veten dhe prandaj mendon dhe  vepron kështu.

Ndërsa Monika i është kundërpërgjigjur duke mos pranuar asnjë koment të saj.

Balina: Mënyra se si ti vepron tregon se nuk je në paqe me veten. Monika qëkur ka hyrë e ka marrë atë rolin e vet dhe diçka nuk i ka shkuar si duhet.

Monika: Ato mbaji për vete. Nuk mund të bëj lojë para publikut, zonjën dhe vlerën e bëj duke thënë që nuk jam e mërzitur por e ofenduar. Do dëshiroja që të ishit 48 orë për të kuptuar e sa grua e matur dhe sa zonjë është Monika. Është shumë e lehtë të shohësh nga jashtë. Ju se ndiqni dot, i ndiqni me fragmente dhe në dhomën e rrëfimit kam thënë se Semi është një gocë e zgjuar që di të flasë dhe ta përballojë vetë. Nuk e pranoj dot. Është ndryshe momentin kur unë jam e mbushur.

MOMENTI NUMER 2

Loja mes Fifit dhe Monikës ka ndikuar shumë në gjëndjen emocionale të Semit.

Debati vazhdoi dhe sot gjatë spektaklit ku u perfshi edhe Donaldi ku nuk është dakord me komentet e banorëve ne lidhje me Semin.

Mendimi I Monikës vazhdon të jetë I njëjti. “Ti dhe tani po bën lojë”-I shprehet Monika Donaldit. Në këtë debat janë përfshirë dhe opinionistët ku nuk mendojnë që gjendja e Semit është për të bërë lojë aty brenda

Momenti 3

Fifi qëndroi e qetë gjatë pjesës së parë të spektaklit të sotëm, ndërsa më pas gjeti hapësirë për të dhënë mesazhin e saj për publikun e banorët.

Sherret mes Fifit dhe Semit dhe konkurrentët që dyshojnë se Semi dhe Donaldi po bëjnë lojë dyshe ndezën debate të forta sot.

Pasi nga shtëpia u largua Sheila, e eliminuara e radhës, Fifi kërkoi fjalën e saj. Ajo iu lut banorëve që t’i zgjidhin problemet me qetësi dhe pa bërtitur si dhe akuzoi sërish Donaldin që po përdor gjendjen e Semit.

Donaldi është duke e shfrytëzuar për lojë, gjendjen e Semit. E kam vuajtur vetë ankthin, nuk mund të luhet kështu. Të bërtiturat po na kthejnë në kujtesë gjërat që kemi përjetuar, është si postraumë, ju lutem, ju lutem, mos të bërtasim më këtu”.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport