Connect with us

Jete

‘Folëm për fëmijët’, Bieta Sulo mes lotësh tregon bisedën e fundit me Hueydën

Published

on

Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied ka tronditur mbarë opinionin publik. Miq të artistes të ftuar në “Ftesë në 5”, treguan se ky lajm i erdhi shumë i papritur. Në fund të emisionit dhe Bieta, e cila mezi po i mbante lotët deri atë moment, shpërtheu duke qarë e duke treguar bisedën e fundit me Hueydën.

E prekur, Bieta tregoi se me Hueydën kishin folur për fëmijët kur kishin nisur shkollën.

“U munduam të mbajmë lotët, por nuk ja dolëm dot. Për mua ishte shumë e vështirë ta drejtoja emisionin sot sepse komunikimi im me Hueydën ka qenë pikërisht për fëmijët. Ajo më komentonte për Kroin sa është rritur, unë për Gabrielin që filloi shkollën”, tregoi Bieta mes lotësh.

Artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied u nda nga jeta këtë të martë, duke lënë pas një trishtim të madh te familja por dhe te mbarë publiku, miqtë dhe fansat. Një sëm undje e rëndë i mori jetën në moshën 46-vjeçare.

Personazhe të njohur të skenës, artit dhe politikës kanë reaguar të prekur në rrjete sociale, duke i dhënë lamtumirën me fjalët më të ndjera.

Arbana Osmani:

“Shumë e lumtur që ndava një copë rruge me një artiste shumë dimensionale dhe një njeri fantastik e frymëzues, u prefsh në paqe Hueyda!”

Arjan Konomi

“Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar!”

Blendi Fevziu

“Ishe e re dhe e doje jetën shumë për të ikur kaq herët. U prehsh në paqe Huejda…”

Edi Rama

“Lamtumirë shoqe e vogël”

Rudina Magjistari

“O çfarë dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Tronditës ky lajm i hidhur sot, të cilin ke ditur ta mbulosh aq mirë, pas buzeqeshjes tënde unike e shpirtit që s’tu ngrys një çast. Prehu në paqe, artiste!”

Bledi Strakosha

“Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë!”

Irma Libohova

“Uh cfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin! Ky është chat-i fundit. U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s’dua t’a besoj!!”

Isli Islami

“Isha gati për ta postuar në mëngjes sepse më doli tek memories një ndër fotot bashkë…Hueyda, i dhe buzëqeshje KUJTDO që të takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën unë do të kisha dashur të qëndroje më shumë. Perëndia ngushëlloftë zemrat e atyre që të deshën aq fort e që dhimbjen sot e kanë të papërshkrueshme.
Na trishtove shumë…”

Sonila Meço

Unë ëndërroja kur shihja Hueydën të vallëzonte…
Edhe kur fliste, tingujt e saj sikur lodronin.
Edhe kur ecte, si një pupël pluskuar elegance e klasi.

Hueyda, vallzo me engjëjt dhe në atë magji parajse ndriçofsh udhën e të shtrenjtëve të tu, të Gabrielit e dashurive të mëdha e në mundsh edhe tonën për të na kujtuar se si ia vlen të jetohet.

Një vallëzim për Hueydën Maestro!

Ermal Mamaqi

“Lamtumirë Hueyda!”

Jonida Shehu

“Disa njerëz si Ajo vijnë për ta zbukuruar botën. Mirëupafshim shpirt i një bote tjetër!”

Jonida Maliqi

“Nuk e besoj dot.”

Eraldo Rexho

“E kam të vështirë ta besoj që nuk do të jesh më, që s’do qeshim më me të madhe gjatë takimeve e telefonatave të gjata. Nuk ka fjalë për ty Hueyda, edhe ata që s’të njohën, të ndjenë afër, sepse ti i fale dashuri çdo njeriu. Kaq shumë kujtime dhe një plan që do përpiqemi ta çojmë përpara për ty. Të dua shoqe!”

Olti Curri

“Hueyda e mirë, nuk e besoj dot që po shkruaj fjalë lamtumire për ty. Dhe radhët e fjalëve janë kaq të zbrazura për të treguar energjine, simpatine dhe dashamirësinë tënde. Zoti u nxitua me ty, ndaj atij i lutem të të mbajë pranë vetes dhe të ketë kujdes për ty. Të dua shumë dhe ti e ke ditur gjithmonë këtë gjë.”

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport