Lajme
Fshini rrudhat e reja dhe te vjetra te lekures/ Ky eshte SERUMI BIOAKTIV qe mund ta pergatisni per 2 minuta

Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes. Te disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe, kryesisht te zona e syve, gojës dhe qafës. Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe nga ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremërave dhe duhani.
Rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale. Në këtë artikull të marrë nga AgroWeb.org do të mësoni për disa prej kurave më të mira natyrale kundër rrudhave.
Vaji i arrës së kokosit
Me këtë vaj mund të masazhoni zonën e rrudhave duke kryer lëvizje rrethore. Pas masazhit ju mund ta mbani vajin në lëkurë për gjithë natën. Maska duhet përsëritur çdo mbrëmje. Vaji i arrës së kokosit i jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe zbeh rrudhat.
Vitamina E
Kapsulat e vitaminës E mund t’i blini në farmaci dhe të përdorni disa prej tyre çdo mbrëmje. Vitamina në formë vajore duhet aplikuar në zonën e rrudhave dhe duhet mbajtur për disa orë. Ky trajtim duhet bërë çdo mbrëmje. Vitamina E, zbeh rrudhat e hidraton lëkurën dhe e ushqen me antioksidantë.
Uthulla e mollës
Përzieni 1 lugë gjelle me uthull molle dhe 1 lugë gjelle me mjaltë. Aplikojeni maskën në lëkurë dhe qafë, mbajeni për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë maskë duhet ta bëni dy herë në javë. Uthulla e mollës ruan ekuilibrat e pehashit, ndërkohë që mjalti i jep fytyrës shkëlqimin rinor.
E bardha e vezës
Rriheni të bardhën e një veze dhe vendoseni në lëkurë. Prisni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Kjo maskë (e përshtatshme për lëkurat me yndyrë) duhet bërë dy herë në javë. E bardha e vezës tendos lëkurën dhe zbeh rrudhat.
Avokado
Tulin e avokados mund ta shtypni në një mikser dore dhe maskën ta mbani në fytyrë për 20-30 minuta. Kjo maskë duhet bërë deri në 2 herë në javë. Avokadoja zbut rrudhat dhe i jep lëkurës shëndet, gjallëri dhe shkëlqim.
Aloe Vera
Përzieni një lugë gjelle me xhelin e aloe verës me të bardhën e një veze. Maskën mbajeni për gjysmë ore dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Xheli i aloe verës është një burim i pasur i vitaminës E dhe bashkëpunon mirë kundër rrudhave me të bardhën e vezës.
Lëngu i limonit
Përzieni sasi të barabarta të mjaltit dhe lëngut të limonit. Maskën mbajeni në fytyrë për 10 minuta. Lëngu i limonit përmban vitaminë C dhe nxit formimin e kolagjenit që zbeh rrudhat.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete7 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme7 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme7 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete3 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar