Lajme
Fshini rrudhat e vjetra dhe te reja te lekure/ Ky eshte SERUMI BIO qe zevendeson kremrat e shtrenjte

Përshëndetje të gjithëve!
Megjithëse kanë kaluar veçse pak ditë nga hera e fundit që kam postuar në faqe, mua më duket sikur kanë qenë muaj të tërë. Shkaku? Një alergji e shfaqur papritur. Për fat të mirë, tani, jam më mirë, shenjat janë më pak të dukshme, deri të dielën besoj se do të jenë zhdukur plotësisht. Gjithçka m’u shkaktua nga çokollata. Jo mos mendoni se u çmenda që të provoja çokollatë kur e dija që isha alergjike. Në datën 8 qershor isha e ftuar në shtëpinë e motrës së Fjorit (shoqes sime të ngushtë), e cila për të më respektuar dhe kënaqur sa më shumë kishte përgatitur një ëmbëlsirë apostafat për mua, brenda së cilës kishte hedhur pakëz pluhur çokollate, mua s’m’u dha ta pyesja nëse kishte çokollatë (për momentin e harrova fare), por dhe ajo s’e dinte problemin tim, kështu dhe e pësova… Mend për herë tjetër tani….
Sot, do të flasim për një maskë të shpejtë dhe të mirë me veti antirrudhë dhe përbërës kryesor flaxseed ose siç e quajmë në shqip farat e lirit.
Farat e lirit janë të pasura me acide omega-3, omega-6 yndyrore dhe shquhen për përmirësimin e cilësisë së lëkurës. Maska në fjalë, ndihmon në zhdukjen graduale të rrudhave dhe qarkullimin e mirë të gjakut.
Përbërësit
2 lugë gjelle pluhur farash liri
1 lugë çaj mjaltë
1 lugë gjelle kosë dele
Përgatitja
Një mënyrë e mirë për të përgatitur pluhurin e farave është t’i bluani/thërrmoni në një blender. Në vazhdim, merrni pluhurin e krijuar (2 lugë gjelle) dhe përziejeni mirë bashkë me përbërësit e tjerë, derisa të formohet një pastë kremoze. Pastaj përhapeni në fytyrë (përveç pjesës së syve dhe buzëve) dhe qafë. Lereni të veprojë për rreth 10 minuta, shplahuni me ujë të ftohtë dhe aplikoni kremin hidratues. Personalisht, e aplikoj 1-2 herë në muaj./AlbStroka.com/
* Në rast se nuk keni pluhur farash liri, përdorni xhel farash liri. Kërkojeni në farmaci…
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete7 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme7 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme7 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete3 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar