Connect with us

Lajme

Graniti ngacmohet me Sarën, Fifi nuk i ndahet: Shokë jemi, po nëse ke diçka, e ke vetëm me mua

Published

on

Fifi ka shprehur xhelozi sot për Granitin dhe Sarën, për shkak të ngacmimeve të tyre teksa bëhej prova javore.

Këngëtarja i bëri të qartë futbollistit se ata vërtet e lanë të jetë shokë, por ai nuk mund të ketë diçka me dikë tjetër.

“Shokë jemi por nëse ke diçka e ke vetëm me mua”, i tha Fifi Granitit.

Më pas biseda kaloi Monika, së cilës, Fifi i rrëfeu se Graniti ka bërë me Sarën stilin e tyre të përshëndetjes. Teksa i tregonte aktores, Fifi e quan Sarën “pilifincë” duke shkaktuar të qeshura.

Nisur nga kjo stiuatë deri diku filtruese, një nga komentuesit ka bërë një koment epik. Duke marrë parasysh xhelozinë e Fifit ndaj Granitit, ndjekësi komenton:

“Propozoj një roje për Sarën, ta mbroj nga Fifi se nuk i dihet kurrë”.

Kujtojmë se Graniti gjatë një bisede me Fifin u shpreh se jo vetëm me atë por me asnjë nga vajzat brenda shtëpisë nuk ka ndërmend të krijojë lidhje.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport