Connect with us

E pergjithshme

Graniti vendosi te largohet nga shtepia e Big Brother por ja cfare e beri ate te largohet dhe te leri Fifin vetem

Published

on

Arditi ishte ai i cili i zbuloi lidhjen e Granitit.

Marrëdhënia e tij me Fifin dhe banorët e tjerë ishte gjëja që u diskutua gjithë mbasditen e sotme.

Gjatë kësaj përballje Graniti rikujtoi për banorët se është i dashuruar me ish-partneren e tij dhe se çdo ngjarje e ndodhur ishte për të mos mërzitur Fifin.

Pas këtij debati, ka qenë Arditi i cili deklaroi se si pasojë e njohjes së mëparshme të Granitit ka informacione se ai është në një lidhje jashtë shtëpisë.

“Unë me aq sa e njoh di që është në një lidhje jashtë, dhe mendoj se prej kësaj kanë ardhur dhe gjithë gjërat e tjera“, tha ai.

I pyetur nga banorët se pse nuk e ndihmoi Fifin për t’ja sqaruar këtë gjë, ai u përgjigj, “Nuk ishte përgjegjësia e ime, nuk mund të flas për njerëz të tretë. Me aq sa e njoh Granitin këtë informacion kam, qofsha i gabuar”.

Një debat i ashpër mes Granitit dhe Arjola Demirit ka ndodhur tani në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ish-futbollisti nga Kosova është shprehur se Arjola Demiri e ka provokuar, shkruan Gazeta Online.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak aktores nga Tropoja, e cila ka shpërthyer ndaj tij, duke thënë se as nuk e sheh në asnjë moment me atë sy dhe ajo çfarë thotë Graniti nuk është aspak e vërtetë.

Aty lindi edhe një debat me Semin, ku sipas Granitit edhe Semi e ka provokuar vetë e para.

Tutje, ai është shprehur se edhe Einxhel Shkira e ka provokuar, edhe pse me të ka dashur të krijojë një shoqëri, duke qenë se njohin njerëz të përbashkët jashtë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport