Lajme
Fytyre e holle dhe jo e mbushur/ Ja si te dukeni me e dobet ne fytyre pa mundim fare

Lloji apo forma e fytyrës që keni, nuk duhet të përbëjë kurrë një problem për pamjen tuaj, pasi ekzistojnë dhjetra forma makeup-i që ju ndihmojnë të nxirrni në pah tiparet e bukura duke “lënë në hije” ato që ju mendoni se “i prishin punë” portretit tuaj.
Në listën e mëposhtme kemi numëruar 5 nga “hilet” që duhet të përdorni nëse dëshironi që fytyra juaj të duket më e hollë dhe më tërheqëse.
1

Një vetull e mbushur i mundëson fytyrës tuaj një look tjetër… Sa më e mbushur vetulla, aq më e hollë duket fytyra juaj pasi do të zvogëlohen “hapësirat boshe” në të. Por, një gjë që duhet pasur gjithmonë parasysh është kujdesi që duhet të tregoni kur i mbushni ato në mënyrë artificiale, sa më natyrale të jetë vetulla, aq më bukur duket portreti!
2

Mbajini flokët gjithmonë lëshuar
Flokët e drejtë e të lëshuar që shoqërojnë fytyrën tuaj, ju bëjnë të dukeni më bukur dhe më elegante sepse ato “fshehin” bukur një pjesë të mirë të nofullave apo faqeve tuaja.

Duke nxjerrë në pah skajet e jashtme të syve tuaja me një vijëzim peneli shoqëruar me një hije “smokey”, pjesa e poshtme e fytyrës tuaj do të duket më e ngushtë, kështu shprehet makeup artisti Troy Surratt. “Është si një iluzion optik sepse krijon efektin e trekëndëshit në fytyrë, sytë marrin një vëmendje të madhe duke lënë pjesën e poshtme të fytyrës disi në hije”.
4

Shmangni konturin me bronx
“Hijet e bronxit përcjellin shumë ngrohtësi”, është shprehur Surratt, kështuqë duhet t’i shmangim ato dhe të pranojmë rekomandimet e tij për përdorimin e hijeve më neutrale. “Konturimi nuk duhet të duket asnjëherë si i tillë, ai duhet ti ngjajë më tepër një hijeje delikate në fytyrën tuaj”. Fillojeni makeup-in duke shtuar pudër në vendin ku fillojnë flokët, në këtë mënyrë qendra e fytyrës tuaj do të jetë më e ndriçuar. Përsa i përket mollëzave, Surratt rekomandon hijëzimin nga kërcet e veshit në drejtim të buzëve.
5

Theksoni qendrën e fytyrës
Për ta bërë fytyrën tuaj të duket më e gjatë, përqëndrojeni makeup-in më tepër veri-jug sesa lindje-perëndim. Ndriçoni me “highlighter” qendrën e ballit tuaj, majën e hundës dhe mjekrën, në këtë mënyrë, të gjithë do të përqëndrohen në këto pika të fytyrës tuaj, duke lënë jashtë vëmendjes zonat e tjera të saj.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete1 year ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme1 year ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme1 year ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete7 months ago
I terheqim meshkujt si me magnet/ Keto jane 8 gjerat qe burrat pelqejne tek nje grua po nuk i thone
-
Jete9 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani