Connect with us

Lajme

HOROSKOPI date 24 KORRIK i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do veproni ashtu si do e ndieni, por sigurisht duke ruajtur vetëkontrollin. Nuk priten momente delikate. Ju që jeni në një lidhje do e shfrytëzoni në maksimum kohën kur të jeni bashkë me partnerin dhe do përjetoni emocione të forta. Për ju nuk ka gjë më të rëndësishme se të qenit mirë së bashku. Ju beqarët do hezitoni të joshni persona dhe kjo do iu bëjë që të mbeteni ende vetëm. Për punën do jetë një ditë aktive dhe e animuar. Do e adhuroni çdo moment edhe pse mund të ndieni pak më shumë lodhje. Në planin financiar gjërat do ecin mirë falë ndihmës së disa të afërmve sepse ju vetë nuk do jeni të logjikshëm me shpenzimet.

Demi

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Më në fund sot do arrini të përjetoni kënaqësitë që aq shumë keni pritur. Në fakt keni kohë që keni ndërtuar terrenin e duhur. Për ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së disa planetëve, marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe tashme do jeni më të logjikshëm. Ju beqarëve do ju rrahë zemra shumë fort për dikë dhe nuk do ngurroni t’ia shprehin atij pëlqimin. Sipas Dritare.net, në punë gjërat do evoluojnë. Të gjitha përgatitjet që keni bërë do japin rezultatet e veta. Do jeni edhe më të organizuar se më parë. Financat do jenë të mira, prandaj nëse keni për të bërë investime mund t’i bëni pa asnjë lloj frike.

Binjakët

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme sidomos në punë dhe do gjendeni përballë vështirësive. Gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Për ju që keni një lidhje do ketë momente të paqëndrueshme. Do kaloni edhe çaste të lumtura edhe debate të forta me njëri-tjetrin. Ju beqarët do jenë të matur dhe nuk do pranoni çdo lloj ftese që do ju bëhet. Hapat e rëndësishme do i hidhni në momentin e duhur. Në punë nuk do ju mungojë ambicia, por do ju duhet pak më shumë këmbëngulje dhe mbështetje nga kolegët e vjetër. Nëse ja dilni do ju propozohet një post i ri. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më parë pasi në të kundërt do keni probleme serioze.

Gaforrja

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Dita e sotme jo vetëm që nuk do jetë negative, por në shumë momente mund të përjetoni edhe emocione të forta. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj në çift do jetë shumë më e qetë nga me parë. Kësaj here do jeni të dy optimistë dhe pozitive, prandaj çdo gjë do ju ecë për mrekulli. Ju beqarët do gjendeni përballë zgjedhjeve të vështira dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Në punë do i keni alergji rolet e vogla dhe do doni të jeni përherë në paravijë. Me pak maturi mund t’i fitoni pozicionet e kërkuara. Në planin financiar do ketë goxha tronditje. Kujdes me çdo hap sepse keni për të pasur probleme serioze më vonë.

Luani

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Herë pas here do meditoni sot dhe mund të gjeni edhe zgjidhje për disa probleme të vogla që keni pasur. Për ju të dashuruarit, Mërkuri do jetë planeti që do ndikojë më tepër në jetën tuaj dhe do ju bëjë të ndiheni më së miri. Do e keni më të lehtë për t’i shprehur ndjenjat. Ju beqarët nuk do keni një ditë pozitive dhe mund të mërziten në disa momente. Në punë do jeni të ngathët dhe mund të merrni edhe kritika nga shefat. Mundohuni të ndryshoni sa më parë sjellje sepse keni për të pasur probleme më pas. Në planin financiar tregohuni sa më vigjilentë sepse po filluan problemet nuk do dini nga t’ia mbani më pas.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Gjatë kësaj dite jeta juaj do jetë shumë më e qëndrueshme se më parë dhe do i harroni njëherë e mirë problemet që keni pasur. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e kënaqshme dhe e mbushur me emocione. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni çdo moment. Ju beqarët do jeni gati për çdo lloj çmendurie vetëm që të arrini ta bëni për vete personin që pëlqeni. Në pune duhet ta dyfishoni vigjilencën. Jo çdo gjë do ju ece sipas planeve prandaj duhet të bëni durim e kujdes. Të ardhurat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen falë strategjisë strikte që keni ndjekur kohët e fundit.

Peshorja

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Urani ka për të sjellë probleme në jetën tuaj sot. Do neglizhoni gjëra të rëndësishme e nga ana tjetër impulsiviteti do ju shtyjë drejt gabimeve të mëdha. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë sot. Do jeni të pamatur me partnerin dhe mund t’i thoni gjëra që do e lëndoni. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do jeni në humor shumë të mirë dhe nuk do doni të dilni me personat që do iu ftojnë. Shume shpejt do pendoheni, por personi do jetë pranë një tjetre. Në punë duhet t’i dyfishoni përpjekjet nëse doni të arrini sa më shpejt majat. Me financat do dini si të silleni në çdo moment dhe marrëdhënia do mbetet e kënaqshme.

Akrepi

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do zgjoheni me optimizëm dhe do ndiheni në formë shumë të mirë. Do keni dëshirë t’i bëni gjërat si duhet dhe do jeni të logjikshëm. Për ju të dashuruarit ka për të qenë ditë ideale. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë përkundrazi do ndiheni më të përmbushur se asnjëherë më parë. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të këndshme dhe do bini kokë e këmbë në dashuri me personat që do takoni. Në punë duhet të tregoheni më të duruar nëse doni të arrini majat. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sepse shumë shpejt do keni nevojë për më tepër para.

Shigjetari

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Dielli dhe Hëna do ju ndihmojnë të vendosni disiplinë sot në jetën tuaj dhe do ndiheni shumë herë më të qetë se më parë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do ketë disa përmirësime falë ndihmës që do iu japë Urani. Do e shihni me një sy tjetër të ardhmen dhe nuk do bëni aspak gabime. Nëse jeni beqarë do keni vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë do dini shumë mirë si të veproni dhe do keni çelësat e zgjidhjes së çdo problemi. Në planin financiar duhet të reflektoni disa herë para se të veproni sepse po bëtë gabime gjendja do vijë duke u përkeqësuar.

Bricjapi

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të logjikshëm dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Për ju të dashuruarit klima yjore do jetë shumë e ngrohtë dhe marrëdhënia me partnerin do vazhdojë të mbetet e mirë. Ju beqarët do e keni të vështirë ta joshni personin që do pëlqeni kështu që do ju duhet të qëndroni edhe pak kohë vetëm. Në punë mund të kaloni edhe disa momente të tensionuara, megjithatë di dini si të dilni prej tyre. Po u treguat më të duruar do dilni të fituar. Jupiteri do ju ndihmoje tej mase me financat dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Ujori

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Jeta juaj nuk do ndikohet shumë mirë nga yjet sot dhe nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mund të keni edhe probleme. Për ju të dashuruarit ka rrezik që marrëdhënia të jetë e vështirë për t’u menaxhuar. Nuk do ndiheni shumë mirë pranë atij që dashuroni sepse debatet do jenë të pafundme. Ju beqarët do ecin me sy mbyllur në një drejtim dhe nuk do iu druheni zhgënjimeve. Në fund të fundit prej tyre mëson më shumë. Në punë do keni më shumë besim tek vetja, por hendeqet e lëna prej kohësh nuk do jetë e lehtë të mbushen menjëherë. Duhet të bëni sa më shumë durim. Dielli dhe Jupiteri do ju ndihmojnë t’i menaxhoni si duhet financat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Peshqit

Horoskopi i datës 23 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do keni dëshirë t’i provoni ato që do thoni dhe nuk do ecni kuturu. Do veçoheni për pjekurinë dhe seriozitetin. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja. Do i qëndroni besnikë atij që keni në krah edhe pse shpesh tundimi do jetë i fortë. Ju beqarët do ndihmoheni nga Mërkuri dhe do e gjeni personin më të përshtatshëm. Bëni edhe pak durim sepse nuk keni çfarë të bëni tjetër. Në punë do arrini çdo qëllim që do i vini vetes dhe do ndiheni edhe më krenarë se më parë. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar pa menduar sepse mund të mbeteni me xhepat bosh.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Flexible

Jete1 week ago

Sot eshte modele me e pelqyer/ Ja si dukej Bleona Qerreti kur ishte femije

Bleona Qereti, e njohur profesionalisht si Bleona, është një këngëtare, ndërmarrëse dhe aktore shqiptare-amerikane. Që nga viti 2009, Bleona ka...

Jete1 week ago

Xhensila poston foto nga makina/ Bes Kallaku nuk e le dot pa e komentuar, ja cfare i shkruan

Xhensila Myrtezaj eshte nje nga kengetaret me te famshme dhe me te dashura per publikun shqiptar. Me kengen e re...

Jete2 weeks ago

Brenda shtepise luksoze te Rudina Dembacaj/ Kjo eshte vila ku ajo po jeton me Markun

Rudina Dembancaj shfaqet gjithmone shume e lumtur ne shoqerine e partnerit te saj Mark Frrokut. Aktrorja e njohur ka postuar...

Jete2 weeks ago

I ndoqi fati i keq/ Keto jane 7 CIFTET VIP qe u ndane pasi ben tatuazh per njeri tjetrin

Teksa jetohet nje histori dashurie asnje nuk e mendon ndarjen. Shume cifte shtyhen nga dashuria e madhe dhe bejne tatuazhe...

Jete2 months ago

Duhet te prisni deri ne daten 6 Shtator/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi

Dashi Mund të mbështeteni në një pozicion të mirë të Hënës. Me siguri kjo nuk është e mjaftueshme për të...

Jete3 months ago

Flirtues dhe tradhtarë/ 5 shenjat e horoskopit të cilave nuk duhet tu besohet aspak

Binjakët Ndër pesë shenjat më pak besnike të horoskopit janë Binjakët . Të lindurit e kësaj shenje kanë tendencë të...

Jete3 months ago

HOROSKOPI javor 27 Korrik-2 Gusht i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e javes

Dashi: Takime të nxehta! I dashur Dash, ardhja e gushtit ju sjell shumë pasion dhe një lajm të mirë në...

Jete3 months ago

Do takoni nje njeri qe do ju ndryshoje jeten/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK I DT 25 DHE 26 KORRIK 2020 NDJENJA ANTAGONISTE E Shtune dt 25 dhe e Djele dt 26...

Jete3 months ago

Do te merrni vesh disa thashetheme per veten/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 24 KORRIK 2020 E Pamundura e mundur dhe Anasjelltas Sot e Premte dt 24 Korrik dhe hena...

Jete3 months ago

Harrojini metodat e dhimbshme të depilimit/ Kjo eshte metoda me e mire per ta bere trupin drite

Ka metoda te ndryshme perfshire ato natyrale dhe trajtime te ndryshme mjeksore per te eleminuar qimet nga trupi. Por metodat...

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport