Connect with us

E pergjithshme

HOROSKOPI date 26 KORRIK i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gjëra të gabuara për të cilat do pendoheni. Për ju që keni një lidhje debatet dhe problemet do jenë të njëpasnjëshme. Nuk do ndiheni për asnjë çast mirë me atë që keni në krah dhe mund të mendoni edhe t’i qëndroni larg për disa kohë. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të filloni një lidhje dhe do preferoni që njëherë për njëherë më mirë të qëndroni vetëm se të shoqërohen me personat që do iu propozojnë. Jeta profesionale do jetë me ulje dhe ngritje. Pranojini kritikat dhe mos mendoni se jeni më të zotët nga të gjithë. Buxheti do jetë i kënaqshëm dhe për këtë do ndiheni disi më të qetë se më parë…

Demi

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Gjatë kësaj dite keni për të përjetuar ndjesi aq të forta saqë as vetë nuk i kishit imagjinuar. Do jeni të logjikshëm dhe te matur ne çdo moment. Për ju të dashuruarit do vijë një nga ditët më të bukura të jetës tuaj. Me partnerin do keni një komunikim dhe harmoni për t’u adhuruar. Shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Nëse jeni beqarë nuk duhet të tregoheni të turpshëm pasi do humbisni mundësi të shkëlqyera. Sipas Dritare.net, në punë do e bëni çdo gjë me dëshirë dhe do keni shumë vullnet. Të gjithë do ju kenë zili edhe për qetësinë që zotëroni pavarësisht situatave. Financat do jenë të mjaftueshme për shpenzimet e nevojshme, por jo për të tjera. Tregohuni të matur.

Binjakët

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do keni vullnet të hekurt dhe asnjë pengesë nuk do ju duket e pakalueshme. Nëse keni një lidhje dhe ajo është e fortë, do mund t’i kaloni edhe sfidat që do ju dalin. Në të kundërt përgatituni për tronditje të forta. Ju beqarët do keni një ditë me shumë fat në dashuri. Që në mëngjes do merrni propozime interesante, të cilat duhet t’i shfrytëzoni. Në punë do jeni të vendosur të gjeni zgjidhje për disa çështje të mbetura pezull. Nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në veprim dhe nuk do ju pëlqejë t’i merrni gjërat dalëngadalë. Në planin financiar do keni goxha probleme. Nëse e shihni që nuk ja dilni dot, kërkoni sa më parë ndihmë nga të afërmit.

Gaforrja

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Gjatë kësaj dite planetët do ju shtyjnë edhe më shumë të ecni përpara. Do keni vullnet të hekurt dhe shumë kurajë. Për ju që keni një lidhje Venusi do jetë më i mirë pozicionuar. Do merreni vesh si duhet me atë që keni në krah dhe mund të merrni edhe disa vendime të mëdha. Ju beqarët do jeni në humor të mirë dhe do i pranoni të gjithë ftesat që do ju bëhen. Në punë nuk do ju mungojë ambicia dhe nuk do ndaleni përpara asgjëje. Pavarësisht se do keni shumë gjëra për të bërë nuk do e ndieni aspak lodhjen. Financat do fillojnë të përmirësohen, pasi ju do dini si të luftoni për të arritur atë që doni.

Luani

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do e merrni jetën si do ju vijë dhe nuk do mendoni aspak për të shkuarën e për të ardhmen e largët. Marsi dhe Saturni do shërbejnë si çadra që nuk do ju lejojnë të rrëzoheni. Nëse keni një lidhje, partneri do jetë më i përkushtuar ndaj jush dhe marrëdhënia me të do jetë më e veçantë. Nuk do mungojnë as surprizat e herëpashershme. Ju beqarët nuk do i shpëtoni dot një dashurie me shikim të parë dhe jeta do ju marrë drejtimin e shumëpritur. Në punë do jeni shumë të frymëzuar dhe do arrini çdo gjë që keni dashur. Eprorët do kenë besim të plotë tek ju. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur. Vazhdoni në këtë mënyrë dhe keni për t’u pasuruar shpejt.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Merrni sa më parë masa për të mos vazhduar me gabimet e dikurshme gjatë kësaj dite. Dielli dhe Jupiteri mund t’iu vendosin edhe në situata të sikletshme. Për ju të dashuruarit priten momente të paqëndrueshme. Herë do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do ndiheni të lumtur, e herë do keni dyshime për të e do debatoni pafundësisht. Nëse jeni beqarë do vazhdoni ta prisni gjithë kohës princin e kaltër, por ai nuk do vijë. Në punë do lodheni më shumë për të arritur atë që dëshironi, por kjo është jeta. Jo gjithmonë gjërat janë të lehta dhe duhet të tregoni sa të zotët jeni. Pamaturia në planin financiar do ju kushtojë shtrenjtë. Edhe për gjërat më të domosdoshme do keni vështirësi.

Peshorja

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Nëse nuk tregoheni të sinqertë gjatë kësaj dite mund të nxisni tensionin në çdo moment. Vështirësitë më pas do jenë të vazhdueshme. Ju të dashuruarit duhet t’i shtoni dozat e fantazisë pasi rutina mund të jetë tejet mbytëse. Nëse dikush tjetër i ofron diçka më të bukur atij që keni në krah, ai edhe mund t’iu braktisë. Mos rrezikoni! Ju beqarët do keni ndryshime të shpeshta humori dhe as vete nuk do dini çfarë të bëni. Në punë duhet të bëni çdo lloj përpjekjeje dhe jo të prisni që të tjerët t’ua servirin çdo gjë gati. Bëni çmos për t’ua kaluar edhe rivalëve nëse doni vërtet t’ia dilni në jetë. Sipas Dritare.net, për financat do jetë ditë goxha e vështirë kështu që duhet të merrni masa strikte.

Akrepi

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Do ju duhet të ndryshoni disa zakone gjatë kësaj dite, por gjithçka në të mirën e jetës. Do fillojë të keni edhe më shumë interes për gjëra me rëndësi. Për ju të dashuruarit Jupiteri do jetë pozicionuar mirë. Ai do ju krijojë kushtet e duhura që të dashuroheni pa dorashka gjithë kohës. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet të bëni edhe pak durim. Në punë do jeni shumë të zotët dhe nga ana tjetër do i ndani me të tjerët arritjet që do keni. Me kolegët marrëdhënia ka për të qenë më e mirë se kohët e fundit. Në planin financiar do keni shumë fat. Gjendja do përmirësohet aq shumë saqë mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Shigjetari

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Gjatë kësaj dite nuk do hezitoni asnjë moment për të guxuar dhe për të bërë diçka ndryshe nga zakonisht. Perspektivat pritet të jenë të jashtëzakonshme. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mrekullueshme kjo e sotmja. Do keni një marrëdhënie aq të mirë me partnerin saqë të gjithë do ju kenë zili dhe do iu adhurojnë. Ju beqarët do lumturoheni pa masë pas disa takimeve interesante që do realizoni. Në punë do ju mungojë motivimi dhe qartësia në mendime, megjithatë kolegët e dashur nuk do ju lënë në baltë. Ashtu si i keni ndihmuar ju dje ata do ju ndihmojnë sot. Buxheti do fillojë dalëngadalë të stabilizohet. Do ndiheni edhe më të qetë kur të shpenzoni.

Bricjapi

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Jeta juaj ka për të qenë e begatë sot. Edhe nëse keni pasur vështirësi së fundmi, me komunikim, durim dhe përpjekje do ja dilni t’i lini pas krahëve. Ju të dashuruarit do e mbroni jashtëzakonisht marrëdhënien tuaj dhe nuk do lejoni për asnjë moment që dikush t’ua prishë harmoninë. Ju beqarët nuk do jeni gati as për aventura dhe as për lidhje serioze prandaj do i refuzoni një e nga një të gjitha ftesat që do ju bëhen. Në punë do bëni përpjekje shumë të mëdha dhe keni për të arritur atje ku ju kanë kërkuar shefat. Ata do ju përgëzojnë dhe do ju inkurajojnë duke ju dhënë promocione. Në planin financiar do merrni disa shpërblime dhe gjendja do fillojë dalëngadalë të stabilizohet.

Ujori

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Gjatë gjithë kësaj dite do jeni të gatshëm për çmenduri të vogla dhe do dini ta elektrizoni ambientin. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin do forcohet tej mase. Do kaloni momente të paharruara me partnerin vetëm se duhet të bëni kujdes nga xhelozia e të tjerëve. Nëse jeni beqarë do keni një ditë mjaft të veçantë dhe të mbushur me ftesa. Në punë do jeni shumë të palogjikshëm, por fatmirësisht disa miq do ju bëjnë të kuptoni në kohë gabimet e bëra. Deri në fund të ditës do keni mundur t’i vini gjërat në vijë. Urani do jetë planeti që do ju ndihmojë t’i përmirësoni tej mase financat. Do arrini më në fund të kryeni edhe disa investime më tepër.

Peshqit

Horoskopi i datës 26 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do dini jo vetëm si të silleni, por edhe do i ndryshoni disa zakone të këqija. Nuk do ju mungojë as besimi tek vetja. Ju të dashuruarit duhet t’i jepni më shumë prioritet se kurrë me parë jetës tuaj në çift sepse përndryshe partneri do ju largohet dhe mund të shohë dikë tjetër. Ju beqarët më në fund do filloni një lidhje ashtu si e keni dëshiruar dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Në punë do merrni mbështetje të madhe nga kolegët dhe nuk do i zhgënjeni eprorët. Do e keni shumë më të lehtë të bashkëpunoni dhe do arrini rezultatet e duhura. Financat do jenë goxha të turbullta. Kërkoni sa më parë ndihmë pa arritur të përkeqësohet me tepër situata.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Flexible

Jete1 week ago

Sot eshte modele me e pelqyer/ Ja si dukej Bleona Qerreti kur ishte femije

Bleona Qereti, e njohur profesionalisht si Bleona, është një këngëtare, ndërmarrëse dhe aktore shqiptare-amerikane. Që nga viti 2009, Bleona ka...

Jete1 week ago

Xhensila poston foto nga makina/ Bes Kallaku nuk e le dot pa e komentuar, ja cfare i shkruan

Xhensila Myrtezaj eshte nje nga kengetaret me te famshme dhe me te dashura per publikun shqiptar. Me kengen e re...

Jete2 weeks ago

Brenda shtepise luksoze te Rudina Dembacaj/ Kjo eshte vila ku ajo po jeton me Markun

Rudina Dembancaj shfaqet gjithmone shume e lumtur ne shoqerine e partnerit te saj Mark Frrokut. Aktrorja e njohur ka postuar...

Jete2 weeks ago

I ndoqi fati i keq/ Keto jane 7 CIFTET VIP qe u ndane pasi ben tatuazh per njeri tjetrin

Teksa jetohet nje histori dashurie asnje nuk e mendon ndarjen. Shume cifte shtyhen nga dashuria e madhe dhe bejne tatuazhe...

Jete2 months ago

Duhet te prisni deri ne daten 6 Shtator/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi

Dashi Mund të mbështeteni në një pozicion të mirë të Hënës. Me siguri kjo nuk është e mjaftueshme për të...

Jete3 months ago

Flirtues dhe tradhtarë/ 5 shenjat e horoskopit të cilave nuk duhet tu besohet aspak

Binjakët Ndër pesë shenjat më pak besnike të horoskopit janë Binjakët . Të lindurit e kësaj shenje kanë tendencë të...

Jete3 months ago

HOROSKOPI javor 27 Korrik-2 Gusht i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e javes

Dashi: Takime të nxehta! I dashur Dash, ardhja e gushtit ju sjell shumë pasion dhe një lajm të mirë në...

Jete3 months ago

Do takoni nje njeri qe do ju ndryshoje jeten/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK I DT 25 DHE 26 KORRIK 2020 NDJENJA ANTAGONISTE E Shtune dt 25 dhe e Djele dt 26...

Jete3 months ago

Do te merrni vesh disa thashetheme per veten/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 24 KORRIK 2020 E Pamundura e mundur dhe Anasjelltas Sot e Premte dt 24 Korrik dhe hena...

Jete3 months ago

Harrojini metodat e dhimbshme të depilimit/ Kjo eshte metoda me e mire per ta bere trupin drite

Ka metoda te ndryshme perfshire ato natyrale dhe trajtime te ndryshme mjeksore per te eleminuar qimet nga trupi. Por metodat...

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport