Connect with us

Bota

Horoskopi i detajuar i dates 11 Dhjetor 2020/ Kjo eshte shenja me FAT e dites me parate

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Më në fund do arrin të gjeni përgjigje për shumë pyetje që ju kishin lindur. Ju të dashuruarit nuk keni për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer sot edhe pse do e kuptoni se të dy palët keni gabimet tuaja. Kur te jeni në qetësi do mendoni të flisni hapur e të veproni, por nuk do arrini asgjë konkrete. Ju beqarët do tërhiqeni tej mase nga një person me buzëqeshje vezulluese dhe do i hidheni në krahë pa menduar gjatë. Në punë do ju konkretizohen disa plane, por sërish nuk do jeni në stadin që keni menduar. Kolegët do jenë shumë para jush. Menaxhimin e parave lëreni në dorën e familjarëve më mirë.

Demi

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Urani do ju stimulojë edhe më shumë dhe do ju ndihmojë të tregoheni më të duruar kurdoherë. Nëse keni një lidhje do arrini ta përmbani veten edhe në momentet më acaruese dhe do zgjidhni të flisni hapur me partnerin për ato që nuk do ju pëlqejnë. Ju beqarët do keni flirte pafund, por asgjë të rëndësishme. Ende nuk ka ardhur koha që ju të bëni ndryshimin e statusit. Sipas Dritare.net, në punë do e arrini gjithçka me lehtësi, kjo falë mjedisit që keni krijuar më parë dhe falë maturisë që do tregoni. Sektorin financiar nuk duhet ta lini pas dore edhe sikur gjendja të jetë e kënaqshme.

Binjakët

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Hëna dhe Dielli në kundërshtim me njëra tjetër do ju bëjnë të mos e kuptoni dot as veten tuaj sot. Nuk do vendosni dot për asgjë. Nëse jeni në një lidhje mos refuzoni propozimet që do ju bëjë partneri sepse ai ka menduar çdo gjë me detaje dhe po mundohet t’iu bëjë të ndiheni si në ëndërr. Nuk keni për t’u penduar nëse e lini veten në dorën e tij. Nëse jeni beqarë ka mundësi të mbylleni në vetvete dhe të mos dini as vetë se çfarë të bëni. Në punë do jeni shumë profesionistë, por do keni shumë kundërshtarë. Disa miq intrigues ndryshe do hiqen e ndryshe do bëjnë. Paratë do fillojnë të dobësohen pak e nga pak.

Gaforrja

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Mundohuni të jeni më të qetë sot dhe të mos kërkoni gjëra të pamundura. Në këtë mënyrë jeta do ju rrjedhë për mrekulli. Nëse keni një lidhje do vendosni shumë rregull dhe do mundoheni ta bëni çdo moment sa më të veçantë. Nuk do mungojnë përkëdheljet dhe surprizat nga të dyja palët. U beqarët do e takoni që në mëngjes një person shume të këndshëm dhe do ju duket sikur e keni njohur prej kohësh. Në punë do jeni si një motor i fuqishëm që nuk do ndaleni për asnjë moment. Do dini të merrni mbi vete çdo lloj përgjegjësie që nuk do e marrë askush tjetër. Paratë nuk do jetë në gjendjen më të mirë, por do jenë të mjaftueshme sa për ta kaluar ditën pa probleme.

Luani

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Mërkuri do e dominojë qiellin tuaj të dashurisë gjatë kësaj dite. Do keni më të hapur për të komunikuar dhe më të gatshëm për të hapur rrugë. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni më mish e me shpirt partnerit dhe do e bëni të ndihet më mirë se asnjëherë. Në fakt duhet të përgatiteni edhe ju për ndjenja të forta nga ana e tij. Jeni me të vërtetë shpirtra binjakë. Ju beqarët do jeni sensualë dhe kjo gjë do jetë çelësi për të bërë për vete cilindo. Në punë do keni kundërshtarë shumë të fortë, por sërish nuk do dorëzoheni për asnjë moment. Buxheti do jetë goxha delikat prandaj duhet te tregoheni te kujdesshëm.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shtruar. Ju të dashuruarit do keni dëshirë të qëndroni sa më pranë atij që keni në krah dhe për këtë arsye do lini pas dore gjithçka tjetër. Mbrëmja mund të jetë e mbushur me deklarata të forta. Nëse ende nuk e keni gjetur personin e duhur sot, falë sensualitetit që do keni, mund të tërhiqni dikë. Në sektorin profesional do mbizotërojë gjatë gjithë kohës tensioni dhe problemet. Shpesh do gjendeni ne udhëkryqe. Me financat do jeni shumë praktikë dhe do dini ta mbani gjendjen nën kontroll.

Peshorja

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Sot do dini si t’i bëni të tjerët të ndihen mirë pranë jush dhe kjo do ua mbushë edhe ju shpirtin me gëzim. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni në detaje për personin që dashuroni. Ai gjithashtu do mendojë si t’ua bëjë qejfin sa më shumë. Për ju beqarët do ndodhin gjëra të çuditshme, fillimisht nuk do kuptoni asgjë, por deri ne mbrëmje çdo gjë do kthjellohet. Sipas Dritare.net, në punë mundet t’iu kërkohet të bëni edhe punën e një kolegu që mungon. Organizojeni ditën si duhet në mënyrë që të mos mbeteni mbrapa me ato që keni nisur. Financat nuk kanë për të qenë shumë të kënaqshme prandaj duhet të bëni kujdes.

Akrepi

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Hëna do ju nxitë të reflektoni gjatë sot dhe do bëni çdo përpjekje për t’u përmirësuar e për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje do e mbyllni njëherë e mirë kapitullin e së shkuarës dhe do mundoheni ta bëni sa më të bukur të ardhmen. Që sot do përgatisni surpriza për partnerin dhe mbrëmja do jetë më e këndshme. Ju beqarët duhet të pranoni ftesa sepse vetëm ashtu mund të njihni si duhet disa persona. Ka gjasa që dikush t’iu përshtatet shumë mirë. Në punë do jeni aq të ngarkuar saqë nuk do keni as kohë të merrni frymë. Financat do jenë shumë delikate, prandaj duhet të merrni masa sa më strikte që gjendja të mos rëndohet.

Shigjetari

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Dielli do ju bëjë shumë më të hapur gjatë kësaj dite dhe mjaft diplomate. Nëse keni një lidhje pasioni do ju pushtojë në shumë momente të ditës dhe do ju duket vetja sikur jeni në një ëndërr. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës në çdo moment. Ju beqaret do bëni mirë të tregoheni sa më të matur dhe të mos filloni lidhje të menjëhershme pa i njohur mirë personat që do takoni. Prisni dhe reflektoni me kujdes. Në punë do ju duhet të kaloni një sfidë goxha të vështirë, por që do ju bëjë më të guximshëm dhe më të fortë. Financat do dibi t’i menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Bricjapi

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Për fat të keq Venusi do ju bëjë ta humbni entuziazmin legjendar që ju rrethon në përgjithësi. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni më të gëzuar e të qeshur ne më parë, përkundrazi do ndiheni shpesh si të burgosur. Dëshpërimi do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Nëse jeni beqarë do jeni më të gatshëm për të filluar njohje dhe do e merrni parasysh edhe se mund të mos arrini në një lidhje me dikë. Në punë, pavarësisht se do lodheni, nuk do dorëzoheni në asnjë moment. Mund të keni edhe ndonjë zgjatje kontrate. Për financat do mbizotërojë një klimë e muzgët. Gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe duhet të bëni kujdes.

Ujori

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Venusi do dominojë sot në jetën tuaj dhe do ju bëjë me humor më të mirë. Nëse keni një lidhje do ndiheni shumë rehat pranë partnerin dhe nuk do keni çfarë përkujdesje më shumë të përkoni për të. Më në fund ai do tregohet edhe më i përgjegjshëm dhe do ju propozojë diçka interesante. Ju beqarët do flirtoni gjithë kohës me disa persona, por kur ata t’iu afrohen do druheni të thoni diçka. Në punë, edhe pse gjërat mund të duken të qëndrueshme, mundohuni të jeni sa më realistë dhe të mos nxitoheni për asgjë. Në planin financiar dëgjojini këshillat e familjarëve sepse do ju hyjnë në punë.

Peshqit

Horoskopi i datës 11 dhjetor 2020

Ashti si kameleoni ju do përshtateni me çdo lloj situate sot. Nëse keni një lidhje do jeni në humor shumë të mirë dhe të gatshëm për të provuar çdo emocione te veçantë. Mund të bëni edhe diçka ndryshe nga zakonisht me partnerin. Mbrëmja do jetë e mbushur me dashuri, përkujdes dhe emocione. Nëse jeni beqarë nuk do ndaleni për asnjë çast derisa të arrini ta joshni dikë. Në punë, Luani dhe Saturni, do ju nxitin të jeni më të gatshëm për të punuar në grup dhe kështu do e përfundoni më shpejt një detyrë të dhënë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por do tregoheni më të varfër nga sa jeni në të vërtetë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport