Connect with us

Lajme

Horoskopi i detajuar i muajit NENTOR 2021/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe do krijojne mundesi unike

Published

on

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje

DASHI (21.03. – 20.04.)

Karriera: Në harmoni me afinitetet tuaja do të zgjidhni punën në të cilën jua merr mendja që keni më së shumti gjasa për suksese dhe për afirmim më të madh. Ju duhet të krijoni një plan të mirë dhe të gjeni bashkëpunëtorë të caktuar. Informacioni i duhur dhe organizimi i mirë i biznesit çon në sukses, është e rëndësishme që në mënyrë efektive të arrini qëllimet tuaja pa diskutime të panevojshme.

Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.

Dashuria: Ju jeni të mbingarkuar me emocione të ndryshme, por me kujdes llogarisni një mundësi të mirë në të cilën mund të shprehni dëshirat ose ndjenjat tuaja në shoqërinë e një personi të afërt. Ndonjëherë është më e vështirë të kontrollosh elanin ose pasionet, por shprehja e fytyrës të tregon mjaftueshëm për atë që mendon dhe ndjen. Nuk mund t’i shpëtoni interesimit të një personi.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Karriera: Dëshironi të kryeni qëllimet tuaja të biznesit, prandaj mos humbni kohë dhe veproni me shumë energji në takimet me bashkëpunëtorët. Fryma praktike dhe ndërmarrësia garantojnë rezultate të suksesshme nga anë të ndryshme. E dini si të impononi pikëpamjet tuaja, madje edhe në situata kur ambienti nuk tregon shumë interes për ide më të reja ose më moderne.

Shëndeti: Puna e tepërt mund t’ju shkaktojë probleme shëndetësore. Mos e lodhin veten shumë.

Dashuria: Ju dini të shprehni qartë humorin dhe kënaqësinë tuaj emocionale kur jeni në shoqëri të ngushtë. Partneri përpiqet me këmbëngulje t’ju bindë në planet e tij, por ju jeni në gjendje të vendosni kushte të reja ose “rregulla dashurie”. Përdorni me shkathtësi sharmin tuaj dhe “sjelljen e dashurisë” së provuar në situata të ndryshme.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Karriera: Ju po kërkoni mënyrën më të mirë për t’iu përgjigjur kërkesave të dikujt dhe për të shpëtuar interesat e biznesit tuaj, kështu që do të ndieni presion shtesë. Jeni të ngarkuar pa nevojë me disa marrëveshje biznes dhe financiare që nuk janë thelbësore për statusin tuaj ose rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve. Mos lejoni që një humbje e vogël t’ju dekurajojë financiarisht. Me mençuri prisni për kushte më të mira.

Shëndeti: Kujdes me ushqimin, po rrezikoni të shtoni peshë trupore.

Dashuria: Dukeni i tensionuar në marrëdhënie dashurie, nuk po e merrni vëmendjen që e prisni. Dikush po i injoron dëshirat ose mesazhet tuaja. Partneri zakonisht zbaton vullnetin e vet, ndërsa juve ju duket se ngadalë po largoheni nga planet e përbashkëta. Kontrolloni dyshimet tuaja emocionale me kohë dhe merrni iniciativën.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Karriera: Aftësia për të vëzhguar mirë dhe përqendrimi i madh ju ndihmojnë të arrini qëllimet në biznesin tuaj. Është e rëndësishme të inkurajoni krijimtarinë në ide, ka gjasa për fitime të përbashkëta dhe mundësi për të rinovuar disa marrëveshje biznesi. Në varësi të interesit personal ose motivimit, ju zgjidhni variantin që ju sjell rezultatet më të mira.

Shëndeti: Këtë muaj nuk pritet të keni problem shëndetësore. Ruani humorin e mirë, që të mos ju kaplojë tensioni.

Dashuria: Në jetën dashurore keni gjasa për “një inkurajim të vogël”, që të ndieni një elan të madh emocional apo pasion dhe inspirim në prani të personit të dashur. Fatmirësisht, partneri di t’i plotësojë pritjet tuaja. Nëse jeni të lirë, përgjigjuni një porosie apo joshjeje. Ju presin kënaqësi të reja emocionale dhe përvoja të këndshme në shoqërinë re.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Karriera: Në kënaqësinë tuaj krijuese ndikojnë pozitivisht takimet e shumta të cilat i bëni në rrethin e bashkëpunëtorëve dhe në oferta interesante afariste. Disa situata rutinë ju lodhin më shumë në të cilat nuk ka mundësi për shprehje kreative apo eksperimentime afariste. Megjithatë, po veproni në mënyrë optimiste për shkak të informacioneve të reja dhe po përpiquni që të jeni aktiv në fusha të ndryshme në harmoni me qëllimet tuaja.

Shëndeti: Tensioni do të rritet nga gjysma e dytë e muajit, pastaj presioni do të dobësohet dhe do të ndiheni shumë më mirë. Bëni një kontroll rutinë te stomatologu.

Dashuria: Nuk pranoni variante kompromisi dhe nuk jeni të kënaqur me gjendjen aktuale në jetën tuaj dashurore. Po veproni me shumë elan në kërkim të sfidave të reja, keni nevojë për një formë “freskimi” në shfaqjen e emocioneve. Derisa partneri buzëqesh i kënaqur, temperamenti juaj natyror nuk po qetësohet dhe vazhdimisht kërkoni inkurajim të ri.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Karriera: Në horizont po dalin obligime të reja afariste dhe dilema të cilat kërkojnë angazhim më të madh. Jini të kujdesshëm në komunikim me partnerët afaristë, sepse informacionet e interpretuara gabimisht apo moskuptimi i rregullave në afarizëm mund të shkaktojnë komplikime të ndryshme. Kërkoni me kohë këshillën e dikujt me rastin e vlerësimeve financiare.

Shëndeti: Keni shëndet të djeshëm. Është mirë të bëni një kontroll rutinë te mjeku.

Dashuria: Nuk ka arsye të falni aq lehtë besimin tuaj emocional, mendoni mirë për aspektet e ndryshme apo për personin të cilin kohë më parë e keni njohur. Keni përshtypjen që personi i dashur diçka po ju fsheh, gjë që edhe më shumë po ndikon në pasigurinë tuaj emocionale apo forcon nervozizmin tuaj. Ndonjëherë nuk është e nevojshme të imagjinoni problemet tuaja.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Karriera: Ngjarjet e reja në skenën afariste mund të ndryshojnë planet tuaja, andaj mendoni për ndonjë zgjidhje alternative. Është e nevojshme të përballeni me bashkëpunëtorët të cilët përdorin metoda të tjera, gjithmonë ekziston mundësia për marrëveshje të re kompromisi. Kur të gjendeni në situatë problematike lejoni të tjerëve të ndërmarrin iniciativën kryesore.

Shëndeti: Keni nevojë që t’i përkushtoheni më shumë vetes dhe të pushoni. Ka gjasa të keni rraskapitje dhe rënie të imunitetit, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Nëse ndieni pasiguri emocionale, mjafton të tërhiqni vëmendjen e personit të dashur në mënyrën e cila i përshtatet shijes dhe afiniteteve të përbashkëta. Çdokush ka “pikën e vet të dobët”, mendoni në çfarë mënyre duet ta animoni partnerin tuaj. Nuk ka arsye që më parë të dorëzoheni apo të hiqni dorë nga qëllimet tuaja dashurore.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Karriera: Po i interpretoni paksa në mënyrë subjektive ngjarjet e reja në skenën afariste dhe në mënyrë të pavullnetshme po i dobësoni aftësitë e dikujt. Është e nevojshme që të harmonizoheni me bashkëpunëtorët tuaj rreth respektimit të interesave të ndryshme afariste, para se të humbni kohën e vlefshme dhe energjinë. Pa një plan të mirë dhe pa vlerësime të mira nuk ka as lëvizje të rëndësishme afariste apo sukses. Shmangni investimet e papritura monetare.

Shëndeti: Do të keni tepricë energjie gjatë gjithë nëntorit.

Dashuria: Jeni të prirë për ndryshime të shpeshta të gjendjes emocionale, kur jeni në një fazë të ndjeshme ia lini partnerit tuaj të krijojë plane të përbashkëta. Vëmendja dhe mirëkuptimi të cilat i merrni në rrethin e familjes suaj ndikojnë shumë pozitivisht. Nëse jeni i lirë, një njohje e re ju premton kontakte emocionale dhe kënaqësi të paharrueshme.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Karriera: Nuk dëshironi të rrezikoni në bisedimet afariste-financiare, mirëpo po vëreni që dikush nga bashkëpunëtorët në mënyrë indirekte ndryshon kushtet fillestare apo po i ndërfut qëllimet e veta. Nëse nuk i respektoni kërkesat e dikujt, ju presin më shumë komplikime dhe kritika. Nuk mund të ndryshoni rrethanat aktuale në skenën afariste dhe të lini pas dore obligimet tuaja.

Shëndeti: Ka gjasa të keni dhembje koke dhe ngritje të presonit të gjakut.

Dashuria: Dëshironi më shumë mirëkuptim dhe butësi në marrëdhëniet dashurore. Partneri ndonjëherë ka ide të pazakonshme dhe me sjellën e vet te ju shkakton ndjenjën e pasigurisë. Keni nevojë për praninë e dikujt, mirëpo edhe nivel të caktuar të lirisë emocionale. Po parandieni një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhënien me personin e dashur.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Karriera: Keni dëshirë të arrini qëllime të reja, por të dobishme nga anë të ndryshme. Është me rëndësi t’i përtërini disa kontakte afariste dhe t’i bashkoheni ekipit të bashkëpunëtorëve për të cilët ju lidhin interesat dhe vizionet e ngjashme profesionale. Përcaktohuni për variantin i cili ju mundëson avancim në hierarkinë afariste në nivele të ndryshme dhe jini të kujdesshëm me rastin e depozitimeve të parave.

Shëndeti: Ka gjasa të ftoheni. Kushtoni më tepër kujdes shëndetit.

Dashuria: Po ju imponohen kujdesi dhe komplimentet e dikujt, takimet e reja te ju ndikojnë shumë pozitivisht. Po përjetoni afërsi të re emocionale në raport me personin e dashur. Ndonjëherë edhe gjërat e vogla kanë “magji të madhe”, nëse i vlerësoni drejt. Spontantiteti në shfaqjen e ndjenjave ndikon pozitivisht te ju në marrëdhënien dashurore.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Karriera: Po prisni reagime dhe përgjigje pozitive në takimin me bashkëpunëtorët me të cilët ju lidhin interesat e përbashkëta afariste-financiare. Keni dëshirë që të realizoni marrëveshje me perspektivë në dialogun afarist dhe të ruani kontaktet në anë të ndryshme. E keni të qartë që ekzistojnë faktorë të caktuar të cilët ndikojnë në rezultatet finale dhe që vizionet tuaja nuk mund të realizohen pa përkrahjen e dikujt tjetër.

Shëndeti: Forcojeni imunitetin. Jeni të ndjeshëm.

Dashuria: Veproni sipas parimeve tuaja morale. Po silleni në mënyrë të pasigurt dhe shpesh gjendeni në fazën e shqetësimeve, ende nuk po mundeni të vendosni për zgjedhjen tuaj. Ndryshoni qasjen tuaj në sjellje dhe ndërmerrni iniciativën apo shpikni ndonjë “surprizë të pazakonshme” për personin e dashur. Vlerat e vërteta gjithmonë kanë “çmim të veçantë”, pranoni ritmin apo zgjedhjen e zemrës suaj.

PESHQIT (20.02. – 20.03.)

Karriera: Dëshira juaj është që t’i zgjeroni interesimet tuaja profesionale në drejtime të ndryshme, mirëpo ekzistojnë situata të cilat kërkojnë më shumë përpjekje. Ju duket sikur po humbni kohën apo energjinë e vlefshme, derisa i dëgjoni bashkëpunëtorët lidhur me idetë e ndryshme afariste të cilat nuk kanë perspektivë. Bëhuni realë, pranoni punët për të cilat keni dije dhe përvojë të mjaftueshme.

Shëndeti: Ka gjasa këtë muaj ta forconi imunitetin. Është me rëndësi të pini sa më shumë lëngje dhe t’i shmangni ëmbëlsirat.

Dashuria: Në jetën dashurore nuk mund të rrini indiferent ndaj shfaqjes apo ndikimit të ndokujt, ekzistojnë veprime dhe detaje të cilat ju tradhtojnë më shumë seç supozoni. Ngadalë po e humbni kontrollin emocional. Pas takimit me një person, do ta keni shumë më të qartë ku keni gabuar deri tani në vizionet tuaja dashurore.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport