Connect with us

Jete

I lashe porosi Sares te dali vetem nga Big Brother/ Flet per here te pare motra e saj per mardhenien e saj me PM

Published

on

Sarah dhe Dj PM janë dy nga personazhet që kanë marrë vëmëndje në Big Brother Vip, për shkak të marrëdhënies së tyre. Dj PM ka shprehur hapur pëlqimin për blogeren, ndërsa kjo e fundit është treguar gjithmonë e rezervuar.

Së fundmi, ka reaguar edhe motra e Sarës për marrëdhënien e saj me Dj PM. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ajo tregoi se i ka thënë të motrës të dalë vetëm nga Big Brother Vip. Ajo gjithashtu tregoi se Sarah është më e rezervuar tani që e di se PM e pëlqen.

“I kam dhënë shumë këshilla para se të hynte në BB VIP. I thashë dil vetëm nga aty. Nuk isha dakord që të lidhej me banorët që ishin aty, por më pas pati hyrje të reja. Sarah zakonisht është më e prirë të jetë më e lirshme, por tani që e di që PM e ka qejf është më e rezervuar. Sarah ka problem takat, që kur të veshë taka mos të dalë më e gjatë se partneri.

Kur PM hyri në BB VIP unë hodha një video në story ku babi ishte shumë spontan e thotë për Sarah ‘ishalla del’ se ishte në nominim. Po, duke parë karakterin e PM, është shumë gazmor, shumë easy dhe Sarah i pëlqejnë këto persona që nuk sjellin shumë drama në jetë”, ka treguar motra e Sarës.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport