Connect with us

Jete

Igli do te rikthehet ne shtepine e Big Brother/ Donaldi zbulon cfare mund te ndodh me te pasi te sherohet

Published

on

Nuk ka më shumë se një javë në “Big Brother VIP” dhe banori më i ri i shtëpisë, Igli Zarka ka vendosur të largohet përfundimisht dhe shkak për këtë është bërë gjendja e tij e rënduar shëndetsore.

Kjo duket të ketë ardhur pas zënkës me Monikën ku ajo me anë të shenjave e akuzoi se ai është përdorues i lëndëve n arkotike. Pas kësaj akuze, Igli pati një debat shumë të ashpër me aktoren, e cila në fund përfundoi me kërkesë falje.

E kur dukej se Igli po ambientohej me banorët e shtëpisë dhe gjërat po shkonin mirë, gjendja e tij shëndetsore është rënduar dhe kjo gjë ka bërë që ai të largohet përfundimisht. Ky lajm ju ka ardhur banorëve me anë të një zarfi, të cilët duke mos qenë në dijeni kanë dyshuar se mos kjo ka ardhur nga apandesiti. Nuk dihen detaje të mëtejshme se çfarë ka ndodhur me aktorin, megjithatë jemi në pritje se çfarë do të lajmërohet në vijueshmëri.

Pas kësaj, banorët janë shqetësuar për largimin e tij, madje Fifi teksa ndodhej në kuzhinë nuk i ka mbajtur dot lotët për largimin e banorit.

Kjo i ka habitur dhe shqetësuar bnorët të cilët kanë hamendësuar se ai vuante nga apandesiti. Ata janë në dilemë nëse do të kthehet sërish aktori në shtëpi apo rrugëtimi i tij mbaroi këtu.

Donaldi është shprehur se në kontratën e tyre shkruhet se në rast problemesh shëndetësore, banorët shoqërohen në spital për tu rikthyer në shtëpi pasi janë në gjendje të mirë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport