Connect with us

Lajme

Igli largohet perfundimisht nga Big Brother VIP/ Zbulohet arsyeja qe e largoi ate nga shtepia (arsyeja)

Published

on

Aktori igli Zarka ka vendosur të lërë menjëherë shtëpinë e ‘Big Brotehr Vip”. Banorëve iu ka ardhur një zarf i zi nga “Vëllai i Madh”, ku bëhej edhe njoftimi për vendimin e Iglit.

Mësohet se shkak për këtë është bërë gjendja e rënduar shëndetësore e Iglit, e cila kërkon kujdes mjekësor.

“Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimine nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në mesazhin e dërguar nga Vëllai i Madh.

Ndërkohë, mësohet se arsyeja e largimit të tij janë bërë problemet me apendesitin, por është e paqartë nëse ai do të rikthehet sërish.

Kujtojmë që qëndrimin e Iglit në shtëpi e kanë shoqëruar debate të shumta dhe sidomos me Monikën. Kjo e fundit kishte supozuar se në shtëpi ishin futur lëndë narkotike, ndërsa një ilaç për hundët erdhi për Iglin. Gjatë emisionit të së premtes, Igli reagoi i revoltuar nga ky veprim i Monikës, ndërsa kjo e fundit i kërkoi falje.

Edhe deklaratat e tij kanë shkaktuar debate të shumta, pasi Igli kishte thënë se nuk ishte future në shtëpi për të bashkëjetuar me të tjerët, por për të bërë lojën e tij dhe për të sfiduar veten. Ai pati debate edhe me Semin, e cila në një moment e prekur te këmba, ndërsa Igli i ka thënë se nuk e lejon ta bëjë diçka të tillë. Në debat u përfshi edhe Einxheli, e cila nuk e pëlqeu aspak reagimin e Iglit.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport