Connect with us

Jete

Iken 15 ditet e para te muajit Tetor/ Keto jane 6 shenajt me fat per gjysmen e dyte te muajit

Published

on

Dashi

Nëse do të krahasojmë lodhjen dhe ankthin që keni kaluar gjatë muajit korrik dhe gusht, kjo periudhë do të jetë shumë herë më e lehtë për ju. Kini kujdes ndaj propozimeve të reja që do t’ju ofrohen. Në datat 6 dhe 16 do të merrni disa telefonata shumë të rëndësishme dhe do të gjeni pak qetësi. Kjo është një fazë e qëndrueshme. Mos prisni gjëra të mëdha. Të lindurit e shenjës së Dashit marrin flakë shumë shpejt, ndaj tregohuni të kujdesshëm ndaj provokimeve që do t’ju bëhen, sidomos në datën 26. Dhjetë ditët e fundit të tetorit do të shoqërohen me polemika.

Do t’ju sulmojnë po të njëjtët njerëz që ju kanë penguar në periudhën korrik-gusht. Tetori do të jetë një muaj i qetë në fushën e ndjenjave.

Nëse keni lënë diçka pa sqaruar në të kaluarën, çështja do të rikthehet sërish në qendër debati. Do të ndiheni disi të tensionuar në datën 14, madje këtu bëjnë pjesë edhe çiftet e qeta.

Kur të lindurit e Dashit e marrin diçka si për të mirëqenë dhe të sigurt, interesi juaj fillon të bjerë. Mundësia që partnerët t’ju tradhtojnë është shumë e madhe, por edhe ndëshkimi që ju do të jepni është i rëndë.

Tregohuni më të kujdesshëm me të lindurit në shenjën e Peshores, Gaforres dhe Bricjapit, sepse diçka do t’ju joshë në lidhje me ta. Jupiteri do të jetë më miqësor me ju këtë muaj, por Venusi dhe Mërkuri jo. Mos u përfshini në debate që s’ju takojnë apo që nuk ia vlejnë.

Demi

Venusi dhe Marsi do të ndikojnë në favorin tuaj këtë muaj, i cili do të jetë i veçantë. Të lindurit në shenjën e Demit karakterizohen nga vendosmëria, bujaria dhe ndjeshmëria, por kur vendosin t’i japin fund diçkaje, i japin dhe pikë. Megjithatë, është e rëndësishme që të gjitha vendimet janë të menduara më së miri. Përgatituni, sepse priten ndryshime në fund të muajit në fushën profesionale.

Nëse dikush ka shpërdoruar besimin tuaj, prisni deri në datën 20 që të merrni hak. Jeni disi të tensionuar në punë. Bëni kujdes ndaj ziliqarëve dhe armiqve që do të përpiqen t’ju vënë shkopinjtë nën rrota.

Çiftet e konsoliduara nuk do të kenë probleme këtë muaj. Të lindurit në këtë shenjë janë të ëmbël dhe të dashur, por krejt papritur mund të shndërrohen në agresivë me ata që s’e meritojnë.

Debate në familje në datën 17 dhe 24. Nëse dikush pranë jush s’ka bërë çka i takon, mund edhe ta çoni në djall. Qëndroni larg personave të martuar apo që janë shumë larg jush.

Dashuritë që do të lindin këtë muaj do të vihen në provë shumë shpejt. Shmangni problemet në datat 21, 28 dhe 29, sepse do të jenë më të vështirat.

Duhet të kujdeseni pak më shumë për formën tuaj fizike, sepse muajt e fundit të vitit do të ndiheni më nervozë dhe më emotivë. Do ta keni të vështirë të ruani qetësinë, sepse personat që ju rrethojnë vetëm ju ngacmojnë. Pika e dobët e të lindurve në këtë shenjë është ushqimi.

Binjakët

Fillimi i muajit do të jetë i lodhshëm për ju. Duhet të kuptoni nëse ajo çka po ndodh në mjedisin tuaj profesional është një sfidë me dikë që nuk ju jep të drejtë në punë apo nëse ju pretendoni shumë nga vetja apo nga një bashkëpunëtori juaj.

Nëse kohët e fundit keni investuar para apo keni nisur një projekt të ri, e ardhmja do të jetë shumë pozitive. Duhet të luftoni për të ruajtur pozitën tuaj, sidomos në datat 3, 4, 16 dhe 17 kur do t’ju duhet të sqaroni një situatë ekonomike. Bëni kujdes në marrëdhëniet tuaja me ortakët apo bashkëpunëtorët.

Gjithçka do të shkojë më mirë pas datës 22. Të vetëpunësuarit apo sipërmarrësit do ta mbyllin më së miri këtë muaj. Dashuria ka mbetur viktimë e keqkuptimeve që kanë lindur në fund të shtatorit. Edhe gjatë dy javëve të para të tetorit do të vazhdoni me debate dhe do ta keni të vështirë të gjeni pak qetësi.

Ju këshillojmë të mos e teproni shumë gjatë ditëve të vështira, sidomos gjatë fundjavave dhe të hënave të muajit. Nëse mendoni se dikush ju ka vënë në vështirësi apo është fiksuar shumë pas jush, ka ardhur momenti të veproni dhe të merrni frerët në dorë. Keni vërtet nevojë që këtë periudhë të reflektoni.

Çiftet e konsoliduara do të debatojnë mbi edukimin e fëmijëve. Bashkë me tetorin do të vijnë energji të reja, do të gjeni pak qetësi pas një muaji shtator të vështirë në aspektin psikofizik.

Nëse keni arritur të mbanin nën kontroll stresin, tani do të vini re përmirësime të mëdha, sidomos pas datës 10. Duhet ta organizoni më mirë jetën tuaj.

Gaforrja

Ky është muaji për të hedhur gjithçka pas krahëve dhe për të harruar gjërat që ju kanë trishtuar. Jupiteri është në favorin tuaj, por kur bashkohet edhe me Mërkurin dhe Diellin, do të thotë se kjo do të jetë periudha më interesante e vitit për ju.

Nga kjo energji pozitive do të karakterizohet edhe fillimi i vitit sidomos në aspektin profesional. Mundësitë për një bashkëpunim të ri janë të shumta.

Të gjitha projektet tuaja janë në udhën e duhur, pavarësisht nga ziliqarët që ju rrethojnë. Muaji tetor do të jetë frytdhënës edhe për studentët, sidomos në datat 17-25.

Yjet në fushën e ndjenjave kombinohen më së miri duke ju dhënë shumë energji. Fillimi i vitit ka qenë paksa i vështirë, por tani nuk përmbaheni më. Ju kanë lënduar shumë në marrëdhëniet tuaja dhe nuk përjashtojmë mundësinë se dikush do të përpiqet të hapë sërish plagët tuaja.

Ky nuk është momenti për aventura, sidomos për ata që i kanë kaluar të tridhjetat dhe që kërkojnë më shumë siguri. Beqarët i këshillojmë të hedhin sytë rreth e rrotull, sepse dashuria vjen andej nga nuk e pret. Çiftet që kanë dashur një fëmijë prej kohësh duket se tani i kanë punët në vijë.

Forma juaj fizike përmirësohet nga dita në ditë. Terapitë pas datës 17 do të jenë shumë efikase. Dy ditët e fundit të muajit do të jenë të jashtëzakonshme dhe do të zgjidhni probleme të rëndësishme. Të lindurit e shenjës së Gaforres kanë pikë të dobët stomakun, bëni kujdes me ushqimet.

Luani

Shenja juaj është ndër më të fortat dhe duket se këtë muaj do të jeni fitimtarë. Me siguri ju ka sjellë mundësi të shumta. Është e rëndësishme të konkretizoni projektet tuaja. Ndryshimet e ndodhura së fundmi kanë qenë të gjitha pozitive. Përgatituni për një sfidë apo për një debat të zjarrtë rreth datës 20 dhe bëni kujdes ndaj personave që duan t’ju vënë shkopinjtë nën rrota.

Mos u tregoni shumë krenarë apo kritikë gjatë pjesës së dytë të tetorit, sepse mund të gaboni. Është më mirë kur arrini një kompromis. Mes datave 18-31 do të ndiheni të tensionuar në familje dhe do të diskutoni për çështje parash apo edukimin e fëmijëve.

Ruani qetësinë! Tetori do të nisë mbarë, por diçka fsheh gjatë 15-ditëshit të dytë. Sigurisht që çiftet e konsoliduara nuk do të vuajnë nga ky moment stresues, megjithatë një paralajmërim duhet mirëpritur gjithmonë. Duhet të bëni kujdes me partnerët/et, mendohuni mirë para se të flisni.

Mos gaboni duke krijuar marrëdhënie të tjera jashtëmartesore, sepse nuk është momenti i duhur. Do të përballeni me një problem mes datave 20-31, të cilin do ta kaloni me sukses.

Faza më e mirë për ju është ajo e fillimit të muajit, sepse pas datës 17 do të pësoni edhe një rënie fizike. Pika e dobët e të lindurve në shenjën e Luanit është shpina, ndaj duhet të bëni kujdes me mënyrën se si qëndroni. Nuk duhet ta lodhni organizmin tuaj, sidomos mes datave 20-29.

Virgjëresha

Tetori është një muaj plot me forca për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Jupiteri do të bëhet aktiv në shenjën tuaj pas datës 10.

Ky muaj do të jetë shumë i mbarë në aspektin profesional, sidomos për ata që kanë hasur vështirësi gjatë muajve të parë të vitit. Periudha eksperimentale ka kohë që ka mbaruar, tani duhet të bëni programe dhe projekte për të ardhmen.

Të vetëpunësuarit janë më të favorizuar këtë muaj. Edhe studentët do të shkëlqejnë këtë muaj. Marsi në shenjën tuaj do t’ju ushqejë me një energji të brendshme për t’u futur sërish në lojë.

Edhe ndjenjat do të zgjohen sërish këtë muaj. Çiftet që duan të bëhen me fëmijë janë në momentin më të mirë. Zemrat e vetmuara duket se nuk po vuajnë shumë, sepse nuk po e kthejnë më kokën pas për të menduar sa shumë janë lënduar. Gjatë verës kanë ndryshuar shumë gjëra.

Datat 6 dhe 8 do të jenë shumë të bukura, një dëshirë e vogël do t’ju realizohet. Yjet favorizojnë edhe ata që duan të martohen në periudhën tetor-dhjetor. Këtë muaj do të gjeni qetësinë që keni humbur.

Është e vërtetë se të lindurit e shenjës suaj e kanë të pamundur të jenë të qetë. Në pamje po, por përbrenda fshehin shumë. Në fund të muajit mund të filloni me trajtimet të ndryshme, të regjistroheni në palestër apo të bëni gjëra që ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

Peshorja

Jupiteri do të jetë shumë miqësor me ju pas datës 10 tetor, sidomos me ata që janë të vetëpunësuar. Ata që kanë hapur një aktivitet privat vitin e kaluar, tani mund të korrin frytet e punës së tyre.

Megjithatë, duhet të bëni kujdes nëse bashkëpunoni me të lindurit në shenjën e Gaforres apo Bricjapit, sepse e keni të vështirë të kuptoheni, sidomos kur vjen puna te shpenzimet.

Një moment i rëndësishëm ky për ata që po ngjisin majat e karrierës së tyre. Një ngritje në detyrë, një transferim në një kompani më të mirë, gjithçka është më e qëndrueshme tani.

Yjet do të jenë fitimtarë edhe në fushën e ndjenjave. Zakonisht tetori nuk është një muaj i përshtatshëm për t’u martuar, megjithatë disa prej jush do ta hedhin hapin e madh pikërisht në periudhën tetor-nëntor. Ndërsa çiftet e konsoliduara dhe që presin prej kohësh një fëmijë do të marrin lajme të mira këtë muaj.

Do të përballeni me një problem të vogël familjar, i cili do të zgjidhet shumë shpejt. Me këto yje do ta keni të lehtë të gjeni një partner/e. Jeni gjithmonë ju ata që bini në sy, por ne ju këshillojmë të mos përfshiheni në marrëdhënie konfliktuale. Datat 18 dhe 23 do të jenë më të rëndësishmet.

Ky do të jetë një muaj i bukur edhe për formën fizike. Stresi që mund të ndieni në datat 12,13 dhe 26 është armiku juaj më i madh. Mos prisni që gjërat të bien nga qielli. Mos harroni se ju e dashuroni të bukurën, ndaj rrini me njerëz pozitivë, vizitoni vende të ndryshme, shkoni në teatër, kërkoni harmoninë!

Akrepi

Përpjekjet dhe iniciativat që keni ndërmarrë këta muajt e fundit do të shpërblehen në muajin tetor, pasi Jupiteri kalon në shenjën tuaj.

Por jo vetëm, edhe Marsi me Saturnin do të ndikojnë pozitivisht deri në dhjetor dhe së bashku me ardhjen e Saturnit do t’ju dhurojnë një lloj qëndrueshmërie dhe një pozitë të fortë që rrallëherë e kanë përjetuar të lindurit në shenjën e Akrepit.

I keni lënë pas muajt e vështirë, megjithatë tani duhet të shlyeni disa hua që keni marrë. Nuk duhet të çoni dëm kohën e çmuar. Studentët që kanë dhënë maksimumin, por që ende nuk kanë korrur frytet e punës së tyre, do të marrin lajme të mira ose një telefonatë me rëndësi deri në dhjetor.

Ju këshilloj të mbani larg personat që nuk janë të sinqertë me ju. Nëse keni çështje ligjore të pazgjidhura, do të merrni një përgjigje pozitive shumë shpejt. Energjitë tuaja do të dyfishohen pas datës 23, ditë në të cilën Dielli do të kalojë në shenjën tuaj.

Marrëdhëniet sentimentale që u kanë bërë ballë konflikteve dhe presioneve të kohëve të fundit tanimë janë më të forta. Ata që kanë hedhur hapin e madh të martesës apo bashkëjetesës, tani po mendojnë për të bërë fëmijë.

Kush nga ju i ka dhënë fund një historie me rëndësi, tani do të gjejë personin e duhur, të cilit mund t’i besojë verbërisht. Sigurisht që yjet këtë muaj do të ndihmojnë edhe beqarët, të cilët brenda këtij muajit do të celebrojnë lindjen e një dashurie të re.

Data më e favorshme është 26-a. Fundi i muajit është shumë i rëndësishëm, sepse mund të gjeni një kurë për problemet e hershme. Shmangni sforcimet në datën 14.

Shigjetari

Fillimi i muajit tetor nuk duket premtues. Keni ende disa probleme të pazgjidhura. Megjithatë, propozimet që do të vijnë gjatë gjysmës së dytë të muajit do të jenë të shkëlqyera dhe duhet të bëni shumë kujdes në mënyrën si i vlerësoni. Marsi, Venusi dhe Jupiteri do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj pas datës 15.

Dy muajt e fundit kanë qenë të vështirë në aspektin financiar, pasi keni shpenzuar shumë për probleme familjare apo për ndryshimin e vendit të punës.

Lajme të mira për ju në datën 16. Marrëveshjet apo kontratat që do të lidhni këtë muaj do të kenë rezultate të shkëlqyera. Ndaloni dhe reflektoni. Nëse dy muajt e fundit keni pasur edhe probleme sentimentale, debate apo keni qenë nervozë, atëherë edhe fillimi i muajit do të vazhdojë të jetë po njësoj.

Nëse ndieni nevojën t’i kundërviheni dikujt, më mirë mos e bëni. Gjithçka do të përmirësohet pas datës 17 edhe në fushën e ndjenjave. Mundësi të reja për të gjetur pasionin e shumëkërkuar.

Ju do të shkonit shumë me persona të shenjës së Peshores, Binjakëve apo edhe Ujorit. Ata që janë martuar, që kanë vendosur të bashkëjetojnë me siguri që tani po mendojnë për të bërë fëmijë.

Pasioni do të jetë në kulmin e tij në datat 28 dhe 29, ndaj ky do të jetë momenti i duhur. Takimet e reja janë të favorizuara. Muaji tetor është i ndarë në dy pjesë për ju; pjesa e parë do të jetë e lodhshme, e ngjashme me periudhën që sapo keni kaluar.

Të nervozuar dhe shumë dyshues, do ta keni të vështirë të menaxhoni ditët e para të muajit. Pa dyshim që pjesa e dytë do të jetë shumë herë më e mirë. Për Shigjetarët ky është viti i rikuperimit. Edhe trajtimet estetike janë të këshilluara në këtë periudhë.

Bricjapi

E kuptojmë që ndiheni të lodhur pasi keni kaluar sprova të shumta për të arritur aty ku jeni. Megjithatë, muaji tetor është ideali për të qenë i suksesshëm. Keni gjetur rrugën e duhur dhe këtë herë s’do të ktheheni më pas. Jupiteri pas datës 10 do të jetë më miqësor me ju, ndërsa Marsi pa dyshim që është gjithmonë me ju.

Do të nënshkruani një marrëveshje të re me ortakët tuaj apo me partnerët, nëse keni pasur një aktivitet të përbashkët. Si gjithmonë, bëni kujdes me çështjet e trashëgimisë.

Çështjet e gjata ligjore do të zgjidhen në favorin tuaj ose duke paguar më pak dëme nga sa e kishit parashikuar. Gjatë gjysmës së dytë të muajit do të fitoni shumë energji pozitive, të cilat duket se do të zgjatin edhe pas vitit 2020. Projektet e reja do të jenë të suksesshme, telefonata të rëndësishme në datat 25 dhe 26. Edhe studentët janë shumë të favorizuar në këtë periudhë.

Nëse gjatë muajit gusht keni kaluar një krizë të rëndë në aspektin sentimental, atëherë gjatë tetorit do të përpiqeni të shëroni plagët. Gjysma e parë e muajit do të jetë më e mirë se e dyta.

Pasioni do të zgjohet sërish brenda jush dhe ka ardhur momenti të mendoni për një zgjedhje të rëndësishme në jetën tuaj. Miqtë që keni përreth janë shumë të rëndësishëm dhe ndonjë miqësi edhe mund të shndërrohet në dashuri krejt papritur. Çiftet e konsoliduara nuk do të kenë më probleme për sa kohë që i mbledhin sërish paratë që kanë shpenzuar gjatë muajve të fundit.

Keni kapërcyer ankthin që ju ka bezdisur shumë këto kohë. Takimet me njerëz të rinj janë të favorizuara në datat 24 dhe 31. Nëse krahasoni muajin tetor me muajt e shkuar të pranverës, do të vini re një përmirësim të madh. Në këtë klimë kaq të qetë dhe interesante edhe shëndeti juaj do të përmirësohet. Pika juaj e dobët janë këmbët.

Ujori

Keni shumë për të menduar, sepse Jupiteri nuk do të jetë shumë miqësor me ju këtë muaj dhe do të ndiheni nervozë. Keni kapërcyer vështirësitë e muajve të kaluar, por tani duhet të shmangni sipërmarrjet apo iniciativat e rrezikshme.

Kush nga ju nis një projekt të ri, do t’ju duhet të prisni të paktën një vit për të marrë frytet e punës suaj. Ju këshillojmë të tregoheni shumë të kujdesshëm, t’i mendoni gjërat dy herë, sepse këto iniciativa të pamenduara mirë mund t’ju kushtojnë dëme të pariparueshme. Nëse refuzoni një vend pune që ju ofrohet, rrezikoni të mos gjeni një tjetër.

Ata që kanë kursyer disa para mënjanë, duhet t’i administrojnë me kujdes, por jo vetëm kaq, edhe blerjet duhet të jenë të mirëmenduara. Mbani nën kontroll çështjet ligjore.

Personat që vitin e kaluar kanë ndryshuar shtëpi apo janë martuar prej pak muajsh, tani janë duke përjetuar një stres të madh. Madje ndonjë nga ju mund të bëjë edhe ndonjë çmenduri e të ndërrojë shtëpi. Do të diskutoni me partnerët për fëmijët. Kjo është periudhë pasigurie dhe pritjeje në jetën tuaj.

Horoskopi juaj këtë muaj nuk është pozitiv, por as negativ. Me sa duket, nuk duroni dot më praninë e disa personave që prishin qetësinë në jetën tuaj. Megjithatë, nga data 23 deri më 31 ekziston mundësia që marrëdhënia juaj sentimentale të gjejë pak qetësi.

Ata që vendosin të ndahen, do të ndihen sikur kanë hequr një barrë të madhe nga supet. Po ju kujtojmë se kjo nuk është periudha e duhur për t’i shtrirë këmbët më shumë se jorgani, ndaj mos u stërmundoni. Sigurisht që ushqimet e shëndetshme do t’ju ndihmojnë shumë.

Gjatë gjysmës së dytë të muajit do të ndiheni më në formë. Ju këshillojmë t’i bëni gjërat me qetësi për të shmangur nervozizmin që është karakteristikë për të lindurit në shenjën tuaj.

Peshqit

Ky do të jetë një muaj i mbushur me konfirmime dhe zgjidhje. Kush ka punuar e ka suksesin të garantuar. Jupiteri do të ndikojë shumë pas datës 10 e deri në dhjetor, parashikohet të nënshkruani marrëveshje shumë të rëndësishme. Sigurisht që përmirësimet shkojnë krah për krah me përpjekjet.

Ky është momenti i duhur për të menduar për ndryshimin e pozicionit të punës. Duhet të jeni aktivë, të kujdeseni për çdo detaj dhe mos refuzoni propozimet e reja që ju bëhen, sidomos ato të datës 17.

Për një sërë arsyesh, shpesh të lidhura me rastësitë, edhe të rinjtë do të kenë mundësi të përfitojnë. Por jo gjithçka do të arrihet pa mund, sepse vullneti duhet gjithmonë.

Një ide e mirë do të shpërblehet. Dy javët e para të muajit nuk do të kenë atë pasionin e zakonshëm në marrëdhëniet në çift. Keni shumë gjëra për të sistemuar dhe zgjidhur në punë.

Nëse marrëdhënia juaj është e hershme, atëherë do të përballeni me një problem që lidhet me fëmijët ose prindërit tuaj. Mos u shqetësoni, do ta kapërceni kollaj. Kush nga ju po mendon të ndryshojë shtëpi apo të bëjë një blerje të rëndësishme për familjen, le të shfrytëzojë momentin.

Të divorcuarit nuk do të mendohen dy herë për të krijuar sërish një lidhje tjetër, nëse kanë gjetur personin e duhur. Mos u dorëzoni asnjëherë. Nëse mendoni se s’keni gjetur dashurinë e jetës, atëherë reflektoni dhe kuptoni se cilat janë dëshirat tuaja të vërteta. Pas datës 17 gjërat do të bëhen më emocionuese.

Gjatë ditëve të para të muajit nuk do të jeni në formë, do të ndieni lodhje. Në datën 10 bëni kujdes, sepse ndryshimet e temperaturave mund t’ju shkaktojnë probleme me reumatizmin. Në datën 23, Dielli bëhet aktiv në shenjën tuaj dhe do të ndiheni më të gjallë dhe më energjikë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport