Connect with us

Lajme

Iliri denon Moniken dhe ajo e pret keq/ Ja cfare i beri ai brenda shtepise se Big Brother

Published

on

Me një buzëqeshje dhe kënaqësi të dukshme në fytyrë, Iliri i afrohet Monikës dhe i thotë se “me kënaqësi të komunikoj dënimin tim, të më bësh kompliment çdo një orë”.

Gjë që nuk u prit me entuziazëm sigurisht nga Monika duke parë marrëdhënien e tyre por Iliri me sa duket di ku ti preki telat. Atje ku ka qejf dhe ku “dhëmbin më shumë”.

Nuk kam qejf komlimente monotone, vazhdon ta ngacmojë Iliri por kam besim se ti ke fantazi. Monika me zor përmbahet duke i thënë të largohet se mund ta djegë me hekurin e rrobave që ka në dorë.

“Ik se nuk do paguajë siguracion për djegiet e tua TOP-i, i thotë Monika duke u përmbajtur në maksimum. Por Iliri vazhdon ta ngacmojë për larmishmërinë e komplimenteve që do.

Monika përpiqet të mbledhë pak vetem dhe t’ia kthejë me të njëjtën monedhë. “Për mua vajte u shqyeve që të fikje gongun ti? Nuk gjete ndonjë tjetër? Po sa shumë më do o burrë i dheut”, i tha ajo duke sforcuar të qeshurën.

E megjithatë, Iliri nuk iu shqit, “epo ja më erdhi dita, ka muaj që nuk dëgjoj komplimente nga ty, kjo gjë do zgjasë deri në Primë. Kompliment çdo një orë”, përfundon dialogu mes të dyve.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport