Connect with us

Lajme

Jam gabuar me ty/ Romeo i dergon 1 mesazh Donaldit dhe i flet hapur per Big Brotherin e tij

Published

on

Një audio shumë prekëse është transmetuar pikërisht gjatë lojës ‘’Ngriva-Shkriva’’.

Një surprizë shumë prekëese ishte organizuar nga binjaku i Donaldit, Romeo Veshaj.

Disa fjalë shumë të ndjera u thanë nga ai, gjë që shkaktuan lot jo vetëm tek Donaldi por tek të gjithë banorët e tjerë.

‘’Demi i vëllait, e di që nuk isha dakort që t’i të futeshe në ‘’BBV’’ por sot e kam kuptuar se kam qenë gabim. Kam kuptuar se unë thjesht nuk doja që të jetoja dot pa ty. Sot jam i lumtur që sot prezantohem si vëllai i Donaldit dhe jo vetëm si Romeo. Dua shumë të të përqafoj, të shoh nga ekrani dhe të kam kaq pranë dhe nuk të prek dot’. Nëse nuk do të më mërzisësh thjesht rri gjithnjë i buzëqeshur’,- tha ndër të tjera ai.

Pas mesazhit që ka marrë nga vëllai binjak, Donaldi ka shkuar në dhomën e rrëfimeve ku ka folur rreth ndjesisë që mori.

Ai u shpreh se u ndje shumë mirë por ka momente sikur i duket se nuk i bën gjërat siç duhet dhe nuk e ka Romeon që t’i japë drejtim. Megjithatë thekson se qëllimi i tij është të bëjë krenar vëllain dhe prindërit.

Donaldi: Mu duk sikur më ndaloi zemra.

Arbana: Kush luan rolin e vëllait të madh?

Donaldi: Ai është më i vogël se unë se ka lindur 5 minuta më vonë por për mua është si vëlla i madh. Gjithçka e kemi bërë bashkë në jetë. Jemi përballur bashkë me çdo gjë në jetë. Këtu e kam pasur të vështirë se nuk jam mësuar vetëm dhe më ka marrë shumë malli. Nuk e imagjinoj dot sa më ka marrë malli.

Arbana: A i prisje ato fjalë?

Donaldi: Ka momente që e humbas këtu brenda, mendoj se po veproj gabim, se nuk po bëj veprimin e duhur. Dua të bëj krenar atë dhe familjen time. Unë se di deri ku kanë arritur përmasat e këtij show por realisht më bëhet shumë qejfi, mezi po pres ta takoj. Mezi po pres.

Pas kësaj bisede, moderatorja Arbana i theksoi se Romeo ka zgjedhur që të mos shkojë për ta takuar sepse Donaldi zgjodhi të bëhej i vetëm pjesë i formatit. Për këtë, Donaldi tha, “Nuk e besoj”, ndërsa Arbana u përgjigj se “ka sjellë 2 përfaqësues të tjerë.”

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport

You cannot copy content of this page