Connect with us

Lajme

”Jeni bere si gra te keqija”/ Donaldi dhe PM kapen me Sabianin dhe Ilirin dhe nuk lene gje pa thene

Published

on

Iliri dhe Donaldi kanë rihapur “hesapet e vjetra”, pasi sot kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin, por këtë herë në debat janë përfshirë edhe Sabiani dhe PM, pjesërisht edhe Arbëri. E gjitha filloi pas një debati mes Einxhel dhe Ilirit, gjatë të cilit ky i fundit tha: “Shumica e debateve të tua kanë qenë pro Donaldit”, e po ashtu i quajti sërish “maksi grupim”.

Në debat u përfshi më pas Donaldi i cili i tha Ilirit se ka qenë ai i pari që ka nxitur krijimin e grupeve dhe se ai rri me banorët e tjerë sepse ndihen mirë jo sepse janë grup. Por, balerini i ka konsideruar si “aleatë mendimi”, duke i ironizuar teksa ka kujtuar debatet e tyre të vjetra.

Me tone të forta debati mes tyre ka vijuar teksa pjesë e tij u bë PM. “Si gra të kë qija jeni bërë duke fol pa lidhje. Nuk ju vjen turp! Mos na nxirrni edhe ne nga takti sepse jemi duke bërë diçka tjetër.”- tha DJ, duke revoltuar Sabianin i cili duke ngritur zërin i tha se nuk e ndalon dot që të flasë dhe nuk mund ta konsiderojë si “grua”. Sabiani u rev oltua edhe ndaj Donaldit, të cilit i tha: “Mos i përkthe gjërat siç dot ti!”, duke mohuar të jetë grup me Ilirin.

Më tej, Sabiani vijoi debatin me Arbërin dhe PM, me të cilët ende vijon të mbajë inat pasi ata e nxorrën në nominim së bashku me Ilirin. “Publiku të nxori jashtë, veza të ktheu sërish!”- tha sërish Arbëri, deklaratë që e nervozoi jo pak këngëtarin.

Duket se qetësia përfundoi shumë shpejt mes Ilirit dhe Donaldit dhe debatet e tonet e larta janë rikthyer prapë. Por, këtë herë janë përfshirë edhe të tjerët.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport

You cannot copy content of this page