Connect with us

Jete

Ka ardhur momenti te hapni syte/ Keto jane 10 shenjat qe i dashuri nuk ju do me si me pare

Published

on

Të gjitha detajet e vogla gjatë përditshmërisë mund të tregojnë nëse partneri yt ka të njëjtat ndjenja për ty. Këto detaje të vogla mund të të tregojnë atë që ti nuk  do që të kuptosh, që dashuria që kishit dikur për njëri tjetrin është shuar..

Këto detaje të vogla janë të rëndësishme për ç’do marrëdhënie sepse ato vendosin nëse lidhja juaj funksionon apo do të marrë fund shumë shpejt, ndaj është shumë e rëndësishme që ju mos t’i injoroni.,.

Në artikull ne do t’ju  tregojmë 10 shenjat që  do të ndihmojnë për të kuptuar nëse partneri ndien akoma për ty. Mos i injoro:

  • Nuk të tregon më dashurinë e tij

Nëse ke vënë re që partneri yt nuk tregon më interes ndaj teje, kjo ndodh sepse ai po përpiqet për dikë tjetër tani. Nëse e kupton këtë mbase është kohë ta lësh pas, sepse dashuria ka mbaruar. Gjëja më e mirë që mund të bësh në këtë situatë është të fokusohesh te vetja jote.

  • Gjithmonë mendon për diçka tjetër

Kjo shenjë është shumë e lehtë për t’u kuptuar. Pra nëse ju kuptoni që ai nuk interesohet më për ju, dhe mendja apo sytë e tij janë diku tjetër është koha që të bisedoni dhe të vendosni  çfarë duhet të bëni.

  • Nuk bisedoni

Nëse partneri juaj nuk i intereson jeta juaj dhe nuk keni asgjë  për të folur, duhet t’ju themi që nuk keni më interes për njëri tjetrin. Ju sugjerojmë që të ikni në rrugë të ndryshme.

  • Partneri juaj ju fajëson për çdo gjë që ndodh

Nëse partneri yt të fajëson për çdo gjë që ndodh, gjëja më e mirë është që ta lini.

  • Nuk e mbështetni më njëri-tjetrin

Parteri yt nuk duron që të të ketë afër në asnjë lloj rrethane, ai është i mërzitur nga ti, sillet keq me ty dhe asgjë që bën nuk është mjaftueshëm për të. Në këtë rast duhet ta lini sepse meritoni më shumë.

  • Ka gjithmonë një justifikim për të mos qenë në shtëpi

Është gjithmonë në punë, ka udhëtime, luan lojra, del me shokët dhe kurrë nuk të merr me vete. Në këtë rast ne kemi një lajm për ty. Ai nuk të do më dhe mbase ka një femër tjetër në jetën e tij.

  • Nuk je më në planet e partnerit

Nëse ka plane për të ardhmen por ti nuk je pjesë, gjëja më e mirë është t’i japësh fund marrëdhënies.

  • Partneri yt nuk të respekton

Nëse ka harruar të  gjitha momentet e bukura që keni kaluar bashkë atëherë është më mirë që të ndaheni.  Nëse po mundohesh ta rregullosh marrëdhënien është më mirë t’i japësh fund.

  • Ai/ajo nuk të jep asnjë shpjegim

Në të tilla situata, partneri nuk të konsideron pjesë e jetës së tij ndaj mendon se nuk është e nevojshme të të japë asnjë shpjegim.

Thjesht nuk i intereson më.

  • Urren dhe lëndon veten

Duke të gënjyer, tradhëtuar, duke mos të folur, duke mos të treguar ç’do gjë, po të lëndon dhe po të bën të urresh veten. Në këtë pikë duhet të dish që dashuria ka mbaruar. Lëre dhe fokusohu te vetja jote. E meriton!

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport