Connect with us

Lajme

‘Ka qenë diçka e fortë fare’, Donaldi flet për lidhjen me Borën dhe zbulon pse u ndanë

Published

on

Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi si rrallë herë ka folur për romancën me prezantuesen e njohur shqiptare, Bora Zemanin, me të cilin ka qenë në lidhje një kohë të gjatë.

“Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vite e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare, por jeta bën të vetën”, ka thënë Donaldi për lidhjen me Borën.

Në anën tjetër edhe Graniti u shpreh se ka qenë në lidhje me një vajzë me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë qenë të pandashëm, por siç u shpreh ai, raporti u konsumua dhe ndarja ishte vendimi i duhur.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi, moderatorja Bora Zemani ka reaguar për lajmet e fundit lidhur me raportet e saj me Donaldin dhe banorën tjetër të Big Brother VIP, Semi Jaupaj të cilën e ka mike të ngushtë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se Semi dhe Donaldi kanë një raport shoqëror mes tyre dhe se janë krah e mbështetje për njëri-tjetrin në ‘Big Brother’.

“Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Donaldit dhe Semit. Ata të dy janë njerëz të lirë të sillen dhe ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë jashtë prej meje. Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër edhe pse nuk jemi bashkë prej kohësh, unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri tjetrin dhe nuk do të krijonim kurrë situata të tilla. E shoh thjesht si mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin. Kaq. E kuptoj që duhet të komentoni, por mos e ekzagjeroni dhe mbi të gjitha mos shpifni”, ka shkruar Bora.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport