Connect with us

Lajme

“Ka qene nje moment brenda shtepise. . .”/Monika tregon arsyen pse nuk e coi Ilirin dhe Donaldin ne nominim

Published

on

Nje nga momentet me sfiduese qe “Vellai i Madh” krijonte per banoret ka qene padyshim zinxhiri i shpetimeve, ku te gjithe banoret do te duhej te jepnin nga nje emer qe do te donin mos te dergohej ne televotim.

Kjo “loje” ka krijuar shume polemika ne shtepi, sidomos kur Monika u vu ne nje pozite ku kishte mundesi te çonte ne nominim Ilirin dhe Donaldin.

Lidhur me kete situate, Monika ka reaguar ne nje nga intervistat e saj, ku u shpreh se nuk i dergoi ne nominim djemte, pasi e dinte qe produksioni nuk do ta lejonte, sepse sipas saj, nuk donin qe t’i digjnin para kohe.

Pjese nga intervista:

Pyetja: “Ka qene nje moment brenda shtepise se “Big Brother VIP” qe te eshte dhene mundesia te vesh ne nominim dy banoret me te forte te lojes: Ilirin dhe Donaldin. Nese ti do te beje kete gje, sot qe jemi ketu, mbase do te flisshim per ty si fituese. “

“Zgjedhja ishte shume e shpejte, Arbana nuk te linte as kohen per te vendosur. Nese e mbani mend, une u persekutova nga Iliri sepse shpetova ne ate kohe Trixen, edhe pse askush nuk rrezikohej ne ate moment. Mendo çfare mund te ndodhte ne prag te kesaj.

Ata kerkuan vete te ishin ne nominim me njeri-tjetrin dhe nuk ua lejoi produksioni. E kerkoi edhe Iliri edhe Donaldi dhe produksioni nuk ua dha mundesine.

Ne ate moment e kuptova qe produksioni nuk do qe keta te digjen para kohe. Nese do i kisha futur une ata te dy ne nominim, produksioni do me fuste mua sepse une isha e panominuar.”

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport