Connect with us

Jete

‘Ke ardhur në shtëpinë time’, Argjendi akuzon Ritvanën ne Perputhen, ajo nxjerr mesazhet

Published

on

Argjendi ka deklaruar në puntatën e sotme të “Përputhen” se është takuar me Ritvanën në shtëpinë e tij. Ritvana e mohoi duke u betuar e madje publikoi edhe mesazhet që ka shkëmbyer me Argjendin.

Debati në studio:

Ritvana: Takimet e mia me Argjendin janë bërë publike dhe janë komentuar aq shpesh, sa është bërë gjyq publik. Që në momentin që është mbyllur gjithçka dhe kemi thënë të mos takohemi, as nuk jemi takuar absolutisht fare.

Argjendi: Kjo nuk është e vërtetë

Ritvana: Kur jemi takuar mo Argjend?

Argjendi: Jemi takuar disa herë

Ritvana: Kur jemi takuar?

Argjendi: Edhe tek unë jemi takuar, kemi bërë xhiro me makinë

Ritvana: Tek ti? Tek shtëpia jote?

Argjendi: Po

Ritvana: Tek shtëpia jote?! Seriozisht e ke ti? Unë jam e gatshme të lë programin nëse e kam takuar Argjendin në shtëpi. Unë nuk të kam ardhur kurrë në shtëpi ty. Unë nuk e di ku jeton mo Argjend.

Argjendi: E dija që do t’i mohonte, po mos i bëj këto skena

Ritvana: Jo nuk po bëj skena, por nuk e prisja fare. Unë betohem për familjen nëse kam ardhur një herë në shtëpinë e Argjendit. Nuk i toleroj këto akuza. Është absurde.

Më pas Ritvana mori celularin dhe tregoi mesazhet me Argjendin, por ky i fundit vazhdoi me akuzat duke thënë se kanë folur në opsionin e fshehtë që të ofron Instagrami dhe gjithashtu në Snapchat.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport