Connect with us

Jete

Ke do doje te puthje brenda shtepise se Big Brother?/ Donaldi pyet Beatrixin dhe pergjigja nuk pritej

Published

on

Loja “thuaje ose pije” ka sjellë ca situata të tjera ngacmuese për Donaldin dhe Beatrix.

“Thuaj emrin e personit që të tërheq më shumë se ksualisht?”, ka qenë pyetja, të cilës Donald ka vendosur t’i përgjigjet duke i kapur dorën Beatrix.

“Ta mbush?”, i është kthyer ajo.

“Jo, sepse e thashë”, pohoi Donaldi duke nënkuptuar se është ajo.

Sakaq e pyetur nga Donaldi se cili është personi që do donte të puthte në shtëpinë e “Big Brother”, Beatrix ka vendosur të mos përgjigjet duke kthyer një shots e duke lënë të lirë mendimin se ai mund të ishte Donaldi.

Donaldi dhe Beatrix i kanë shtuar më shumë dyshimet se mes tyre ka nisur të ketë diçka, gjatë përgjigjeve që dhanë në sfidën që organizoi “Vëllai i madh”. 

“Thuaj emrin e banorit që ke fantazuar brenda shtëpisë”, ishte pyetja për Beatrix.

“Mund të kem pasur nja dy…”, tha ajo ndërsa Donaldi insistoi që të thonte një emër: “Hë thuaje kushdo që të jetë”.

Pas kësaj, Beatrix i dha dorën Donaldit duke nënkuptuar se ka qenë ai për të cilin ka fantazuar. Të njëjtin veprim bëri dhe Donaldi kur u pyet se cila banore e tërheq sek sualisht duke i dhënë dorën Beatrixës.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport