Connect with us

Jete

Kthejini floket tuaj ne jete/ Kjo eshte maska me e mire per floket e lyer dhe te dekoloruar

Published

on

Nje nder problemet me te shpeshta me te cilen perballen femrat jane floket e djegur dhe majat dyshe.

Jo gjithmone ndodh qe ky problem te shfaqet vetem ne vere si pasoje e ekspozimit ne diell dhe ujit te kripur te detit.

Floket shpesh demtohen nga perdorimi i tepruar i thareses, dekolorimit te shpeshte apo piasterit.Ata thahen, digjen , formojne maja te dyfishta dhe humbasin qendrueshmerine. Trajtimet natyrale mund te rezultojne me efektive se maskat e gatshme.

Ne kete artikull do te lexoni 3 metoda natyrale per majat dyshe dhe floket e djegur:

Maske me Aloe Vera dhe vaj ulliri ekstra i virgjer.

Vaji i ullirit luan nje rol mbrojtes ndaj demtimit dhe i ben floket me te bute. Aloe Vera nxit rritjen, parandalon renien e flokeve dhe rigjeneron ato. Perzieni 5 luge caji vaj ulliri dhe 5 luge caji xhel Aloe Vera.Fillimisht njomni floket me vaj ulliri, aplikoni masken e krijuar nga rrenja deri tek majat dhe lereni te veproje per 1-2 ore. Shpelajeni koken me uje te vaket dhe ne ujin qe do te perdorni hidhni paraprakisht disa pika vaj esencial te pemes se cajit.

Maske me majoneze dhe vaj ulliri:

Hidhni 3 luge caji majoneze , 3 luge caji vaj ulliri dhe 3 kapsula vitamine E, ne nje tas. Masken e pergatitur vendoseni nga mesi i flokeve deri tek majat dhe lereni te veproje per nje ore. Shpelajeni koken me uje te vaket me shampo bimore dhe perseriteni kete procedure nje here ne jave.

Maske me mjalte dhe veze:

Kjo maske me mjalte dhe veze forcon floket dhe trajton majat e dyfishta. Eshte nje kombinim i mrekullueshem per floket e demtuar. Derisa te krijohet nje mase homogjene perzieni dy kokrra veze dhe dy luge caji. Aplikojeni masken nga maja deri te rrenja, mbeshtilleni koken me nje qese plastike dhe lereni masken te veproje per 5 ore. Shpelajeni koken me uje te vaket dhe rezultatet do te jene shume efektive.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport