Connect with us

Jete

Kthejini floket tuaj ne jete/ Kjo eshte maska me e mire per floket e lyer dhe te dekoloruar

Published

on

Të gjithë e dini që gjyshet çdo produkt bukurie e gjenin në kuzhinë, sepse për çdo problem që shfaq lëkura, ka një “përgjigje” pikërisht në këndin më të dashur të tyre. Nëse ke puçrra, ke lëkurë të thatë, flokë me probleme etj., ka gjithmonë një zgjidhje.

Shumë nga recetat e bukurisë me produktet që gjenden në kuzhinë funksionojnë vërtet, kështu që fillo të mendosh për recetën e parë.

Shto pak mjaltë në balsamin e flokëve

Në traditën e hershme të Amerikës Latine, në Karaibe, mjalti është një hidratant natyral, i cili jep rezultate të shkëlqyera për flokët e dëmtuar duke i mbajtur gjithmonë të hidratuar. Dhe duke përdor mjaltin natyral për flokët, ke edhe vlera të shtuara: është i pasur me enzima që do të ndihmojnë në pastrimin e skalpit dhe do ta mbajnë atë të shëndetshëm.

Si ta përdorësh?

Pasi i ke larë flokët me shampo, përziej një lugë çaji mjaltë në balsamin që përdor zakonisht (Dove/Pantene/L’oreal) dhe nuk do t’u besosh syve. Floku ka një shkëlqim si asnjëherë më parë. Flokët do t’i kesh shumë të butë dhe nuk do kesh nevojë fare për t’i stiluar me sende të nxehta.

Ky lloj trajtimi është funksional për çdo lloj floku, madje edhe flokë të vështirë e me onde.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport