Jete
Kur kunata te behet si moter/ Keto jane 7 vajzat VIP qe kane marrdhenie te vecante me kunaten

Jeta private e VIP-ave ka patur e vazhdon të ketë gjithmonë interes prandaj ata janë edhe shumë të komentuar në media e rrjete sociale
. Kur bëhet fjalë për jetën private, nuk komentohet vetëm marrëdhënia e çiftit, por edhe marrëdhënia me vjehrrën, kunatën e njerëzit e afërt. Disa nga VIP-at shqiptarë na kanë treguar se kanë marrëdhënie shumë të mirë me kunatën dhe “revistawho.com” jua sjell në vazhdim.
Çiljeta, këngëtarja shumë e dashur për publikun e ka vërtetuar që shkon shumë mirë me kunatën e madje janë shoqe. Këngëtarja ka publikuar shpesh foto me Nikin duke e quajtur kunata më e bukur në botë.

Xhensila Myrtezaj dhe Ana Kallaku janë përveçse kunata, edhe mikesha shumë të mira. Kjo shihet nga fotot që postojnë në shoqërinë e njëra-tjetrës e nuk kanë munguar komplimentat për to.

Luana Vjollca ndonëse nuk e ka konfirmuar publikisht lidhjen e saj me Krenarin, ka treguar se me familjen e tij shkon shumë mirë. Motra e Krenarit, Edona pak kohë më parë postoi një foto ku shfaqej në shoqërinë e Luanës dhe dy vajzat dukeshin që kishin raporte të shkëlqyera.

Elita Rudi gjithashtu ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatën e saj, Blerina Bokshin e cila është e dashura e vëllait të Gjikos. Elita dhe Blerina madje i kanë kaluar pushimet së bashku.

Ndonëse me Robertin kishte keqkuptime, me familjen e vëllait tjetër të Patrisit, Tuna shkon shumë mirë. Ajo është parë shpesh në shoqërinë e kunatës, Arditës dhe dy vajzat janë bërë shoqe të ngushta.

Aurela Gaçe dhe Gerta Mahmutaj janë këngëtare, por edhe kunata. Gerta është e dashuruar me vëllain e bashkëshortit të Aurelës. Kjo lidhje i ka bërë dy këngëtarët shumë të afërta dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Edhe Eni Koçi është mikeshë me kunatën e saj. Këngëtarja vitin e kaluar postoi foto e video nga festa e beqarisë së Norës e cila u martua me vëllain e Gencit. “Kunata ime”-shkruante Eni duke i dhuruar një puthje Norës.

-
Jete1 year ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized1 year ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete6 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme6 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme6 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete1 month ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota1 year ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar