Connect with us

Lajme

Kur te vijne mendte/ Donaldi pendohet dhe i thotë Beatrixës: Më vjen keq por…

Published

on

Ai siç duket i ka rënë pishman për hapin e hedhur drejt saj pa i sqaruar mirë ndjenjat ndaj Borës. Donaldi nisi një raport të ri me Beatrix, ende pa e mbaruar lidhjen me Bora Zemanin.

Mirëpo, pas videos së transmetuar, ku Bora tregon hapur se po e pret, Donaldi ka ndërruar mendje në lidhje me Trixën.

Ndërsa kanë biseduar, ai i ka kërkuar falje. Ndërkohë, Beatrix nuk duket e shqetësuar i thotë se ka ndodhur dhe nuk është diçka e madhe.

Parashikuesja e fatit, Irini Kakacaj ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ku ka bërë një parashikim se si do të shkojë marrëdhënia mes Beatrix dhe Donald. Sipas Irinit, është një lojë dhe nuk ka dashuri mes tyre dhe pas spektaklit secili do të shkojë në shtëpinë e tij.

“Është një lojë siç e keni parë edhe juve, do dalin dhe secili do të shkojë një shtëpinë e tij nuk ka dashuri”, tha ajo.

Sipas saj Donaldi do të kthehet tek Bora. Irini thekson se ata nuk e kanë përfunduar lidhjen e tyre, por ka ndodhur një keqkuptim që ka sjellë këto reagime.

“Është futur në një bela, është i ngatërruar, por i ka sqaruar gjërat, do kthehet tek dashuria jashtë, do të bëjnë familje, është një djalë i prekur, është një djalë i paparë. Është me dashurinë e vjetër, është bërë një keqkuptim. Ai dashuron shpejt, ka frikë aty në shtëpi. Ata i kanë shpjeguar gjërat vetë njëri tjetrit, por është një djalë që ka lindur me fat”, tha ajo.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport