Connect with us

Jete

Kush me meritë e kush jo/ Këta janë 9 fituesit e të gjitha edicioneve të Big Brother Albania

Published

on

Nga 5 tetori ka nisur edicioni i parë VIP i Big Brother Albania, i cili fillimisht nisi me hyrjen e 14 banorëve, figura të njohura për publikun shqiptar.

Këngëtarë, aktorë, modele, janë personazhet VIP të këtij Big Brother-i, ku diskutimet e debatet e ashpra mes tyre dita e ditës sa vijnë e shtohen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ani pse qysh në javët e para publiku orientohet kah fituesi, ende ka edhe dy muaj kohë për triumfuesin e Big Brother VIP Albania, i cili do fitojë hiç më pak se 100 mijë euro

Por, para se të vijë deri tek kjo ditë, Gazeta Online Reporteri.net ju sjell në kujtesë, fituesit e të gjitha edicioneve të Big Brother Albania të realizuara ndër vite, edicione këto që kishin mbledhur njerëz të zakonshëm nga të gjitha vendet shqip-folëse.

Arbër Çepani ishte fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania.

Qetsor Ferunaj ishte një ndër banorët më të pëlqyer nga publiku në edicionin e dytë të Big Brother Albania. Ky pëlqim masiv e bëri finalist dhe fitues të 70 mijë eurove. Ai u shpreh asokohe si një njeri i drejtëpërdrejtë, dhe se me paratë e fituara do të paguante borxhet që kishte.

Derisa edicioni i tretë u fitua po nga një vlonjat, e që ishte Jetmir Salaj, banori i cili edhe krijoi një lidhje dashurie me një vajzë nga Kosova, po banore atë vit, Rezartën.

Fituesja e parë femër, erdhi në edicionin e 4 të Big Brother Albania, e që ishte Ermela Mezuraj, vajza nga Vlora e cila gjithashtu krijoi një lidhje dashurie me njërin nga banorët atë vit, Erionin.

Edicioni i pestë i Big Brother Albania shpalli fitues një konkurrent nga Kosova, Arbër Zeka, e që pati një mbështetje të madhe nga VIP-at e Kosovës.

Anaid Kaloti është mbajtur si një lojtar i fortë e që arriti të zbulojë sekretet e banorëve atë vit. Ai arriti të marrë çmimin e 75 mijë eurove.

Nevila Omeri ishte vajza e dyte që doli fituese. Edhe pse me një histori të dhimbshme ajo renditet tek fitueset e “pamerituara” pasi në këtë edicion publiku pëlqente dhe dëshironte që fitues të ishte finalisti tjetër Valeri.

Derisa edicioni i tetë u fituar nga një konkurrent tjetër nga Kosova, Vesel Kurtishaj i cili u fut në gjysmë të lojës.

Ndërsa Big Brother Albania 9 erdhi krejtësisht ndryshe, me çifte, e që fitues u shpallën Danjeli dhe Fotini, e që fituan 100 mijë euro./Reporteri.net/

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport