Connect with us

Lajme

Lavatricja po ju heq ngjyren e rrobave/ 5 Gjera qe duhet te beni qe te shpetoni njehere e mire

Published

on

Xhinset kane tendencen te zbehen fale larjes ne lavatrice.Laresi dhe uji i forte nxisin shkarkimin e ngjyres dhe e dobesojne ate..

Do te ngadelesoni procesin e zbardhjes se pantallonave tuaja nese tregoni kujdes gjate larjes.
Sekreti qendron tek frekuenca e larjes dhe tek laresi.

Ne kete artikull do te lexoni se si te lani pantallonat me kujdes.

Pantallonat e ketij materiali nuk duhen lare shume shpesh por vetem nje here ne 4-6 jave.Perdorni laresin e eneve per nje pastrim te shpejte nese vereni njolla. Xhinset duhen kthyer per se mbrapshti perpara futjes ne lavatrice sepse ne kete menyre do te parandaloni demet e laresit tek ngjyra.

Ekspertet keshillojne qe xhinset t’i lani edhe me rroba te tjera me ngjyre te erret sepse kombinimi i disa rrobave ndihmon ne ruajtjen e ngjyres.

Nje material i tille kerkon nje proces larjeje te bute dhe temperature me te ulet. Xhinset duhen varur ne tel nga ana e rripit dhe duhen thare ne ambient te hapur.

Dielli mund te nxise shkarkimin e ngjyres tek xhinset ndaj duhet t’i mbani larg ndricimit te drejtperdrejte te tij.

Perdroni uthullen e molles dhe kripen per te mbrojtur ngjyren nga larjet e ardhshme nese keni blere nje pale xhinse te reja me ngjyre te zeze.

Ne nje legen me uje te ftohte hidhni nje luge gjelle kripe dhe nje filxhan caji uthull. Me pas lereni xhinset ne kete tretesire per disa ore, shpelajini dhe vishni.
Ne larjen e rradhes, ngjyra do te qendroje me gjate dhe xhinset do te jene te pastra.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport