Connect with us

Lajme

Lekure e bardhe si e bebes/ Ja si te pergatisni SERUMIN BIO per zbardhjen e lekures, ruajeni

Published

on

Maskë me të bardhën e vezës

Kjo maskë do të pastrojë dhe zhbllokojë poret tuaja.

– Ndani të verdhën e vezës nga e bardha. Rrihni të bardhën e vezës. Merrni një pecetë, ngjyejeni atë në bardhën e vezës dhe vendoseni në fytyrën tuaj.

– Lëreni të thahet dhe pastaj butësisht hiqeni. Shpërlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe aplikoni krem nëse është e nevojshme.

Maskë me avokado dhe mjaltë

Kur ju ndiheni të lodhur dhe keni nevojë për një relaksim, për këtë ka nevojë edhe lëkura juaj. Kjo maskë kërkon:

1/2 avokado

1/4 filxhan bollgur

1 lugë gjelle uthull molle

2 lugë mjaltë

1 lugë lëng limoni

Lani dhe pastroni avokadon dhe pastaj bëjeni pure. Shtoni bollgur, përziejeni dhe pastaj shtoni pjesën tjetër të përbërësve. Aplikojeni përzierjen në lëkurën tuaj. Lëreni për 20 minuta dhe pastaj shpërlajeni me ujë.

Maskë me të verdhën e vezës dhe me vaj ulliri

Kur ju mendoni se lëkura juaj është “e lodhur” dhe që ka nevojë për ushqim, atëherë kjo është maska që duhet të përdorni:

– Merrni një vezë dhe ndani të verdhën nga e bardha. Përziejeni me 1 lugë vaj ulliri.

– Për aromatizim, shtoni një pikë të vajit tuaj të preferuar esencial (livando ose trëndafil). Aplikojeni në lëkurën tuaj dhe mbajeni për 20 minuta.

– Shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Patate të ziera me qumësht dhe vaj bajame

Kjo maskë do t’ju ndihmojë të hiqni qafe aknet dhe të zbardhni tonalitetin e lëkurës tuaj.

– Merrni një patate dhe vlojeni atë dhe pastaj shtypeni. Shto 2 lugë qumësht ose pluhur qumësht dhe 1 lugë vaj bajame.

– Vendosni përzierjen në lëkurën tuaj dhe lëreni për 20 minuta. Shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Përsëritni 2-3 herë në javë për rezultat më të mirë!

Maska me domate

Kjo maskë e veçantë ndihmon në heqjen e qimeve të fytyrës dhe pastrimin e poreve. Ajo gjithashtu ka një efekt zabrdhimi në tonalitetin e lëkurës tuaj.

– Merrni një domate, hiqjani lëkurën dhe shtryjeni lëngun në një tas (pa fara dhe mish). Merrni 1 lugë lëng domate dhe përziejeni atë me 1 lugë xhelatinë pluhur dhe 1 lugë qumësht. Përziejeni mirë.

– Nxeheni përzierjen në banjo-mari (vendoseni tasin që përmban përzierjen në një enë më të madhe me ujë të valë). Shtoni disa pika mjaltë dhe përziejeni përsëri.

Lëreni të ftohet pak dhe pastaj aplikojeni në lëkurë. Lëreni të thahet tërësisht dhe pastaj hiqeni butësisht.

Maska me qumësht dhe bollgur

Nëse keni nevojë për të hidratuar dhe për të zbutur lëkurën, kjo maskë është e duhura.

– Merrni 2 lugë bollgur. Bluajeni atë në një blender deri sa të kthehet në pluhur. Merrni 2 lugë qumësht të ngrohtë dhe përziejini bashkë.

– Shtoni 1 lugë vaj ulliri. Përziejeni përsëri. Vendoseni përzierjen në fytyrë dhe lëreni atë për 10-15 minuta. Shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Maskë me limon dhe kastravec

Kjo maskë është e mrekullueshme për zbardhjen e lëkurës tuaj, largimin e papërsosmërive dhe pastrimin e poreve. Mbani shënim:

Merrni një kastravec, limon dhe xhelatinë pluhur. Përziejeni 2 feta kastravec të qëruar me 2 lugë lëng limoni.

Filtrojeni dhe ngroheni përzierjen në një nxehtësi të ulët. Shtoni 2 lugë xhelatinë pluhur dhe përziejeni për një minutë.

Lëreni të ftohet. Përdorni një furçë për ta aplikuar atë në lëkurën tuaj. Lëreni të thatë plotësisht dhe pastaj butësisht hiqeni.

Maska me mjaltë

Kjo është një maskë ushqyese 100% që duhet ta përdorni çdo ditë.

3 lugë mjaltë

1/3 lugë pluhur kanelle

Përziejini të dy përbërësit dhe pastaj aplikojini në lëkurën tuaj. Shpërlajini me ujë pas 10 minutash

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport