Connect with us

Jete

Marina Vjollca dhe Getoari behen prinder per here te pare/ Po cfare emri i kane vendosur ata vajzes se tyre?

Published

on

Vajza është këtu! Marina dhe Getoari janë bërë sot prindër për herë të parë, sipas burimeve të VipMagazine.

Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet.

Në fund të muajit Gusht, moderatorja e njohur Marina Vjollca konfirmoi shatazëninë e saj,

Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina përkrah fotove të saj.

Në 17 Nëntor ajo u ka treguar gjithë ndjekësve se është në pritje të një VAJZE, të cilën e quajti me përkëdheli ‘picirukja’.

Mezi po te presim picirukja jone,- shkruan Marina. 

Kujtojmë se Marinën e shohim çdo të shtunë duke moderuar ‘Klanifornian’. Në momentin që u prezantua me publikun ajo u shpreh se pritjes së saj për “Klanifornian-n” i erdhi fundi, por njëkohësisht nuk mund të rrinte pa përmendur dhe pritjen e saj që e quajti “pritjen më të ëmbël në botë”.

“Kështu që këtë sezon nuk ta prezantoj vetëm”, – tha Marina duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë tani me Klanifornian dhe se a do vazhdojë Marina ta moderojë emisionin humoristik.

Nuk dihet ende si kanë vendosur ta pagëzojnë vajzën e tyre, Marina dhe Getoari. Pak kohë fansat aluduan se emri i saj do ishte bashkim i emrave të dy prindërve “Marget”. /Vip-Magazine.al

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport