Jete
Maska e famshme me kafe e Almeda Abazit/ Kjo eshte receta BIO per lekure si bebe, ruajeni

Shikojeni lëkurën e Almedës. A s’ngjan si magji? Po, ngjan. Në fakt është efekti i kafesë turke dhe disa përbërësve të tjerë që mund t’i keni në kuzhinë.
E ftuar në Pa filtër, moderatorja dhe aktorja tregoi sekretet e kujdesit ndaj lëkurës. Për të, gjëja më primare është pastërtia:
“Jam e fiksuar. Trajtimi i vetëm që unë i jap shumë rëndësi është pastërtia në fytyrë. Mbas një dite të lodhshme, gjëja që kam më shumë qejf të bëj është të heq gjithë grimin, edhe pse s’bëj shumë makeup. Përdor tonik, duhet t’u hyj thellë poreve, duhet të ndihem shumë e pastër.
Sa më të pastër ta mbash fytyrën, aq më pak nevojë ke për të tjera produkte. Kjo ka rëndësi: ta mbash të pastër, ta mbash të hidratuar dhe të dish si ta trajtosh. Pastrimi më ha gjysmë ore në darkë.”
Ndërsa tek produktet kozmetike, Almeda nuk eksperimenton shumë:
“Gjithmonë preferoj gjërat bio. Sigurisht që i përdor produktet kozmetike, por jo ato të rëndësishmet, më të rëndësishmet i kam bio, ç’mund të bëj në shtëpi. Çdo ditë bëj scrub me kafe turke dhe vaj ulliri. I përziej dhe fërkoj lëkurën me to.
Ndërsa një herë në javë bëj një përzierje timen prej vitesh. Përziej kafe turke, me kanellë, me mjaltë, me të verdhën e vezës, shumë pak kos të trashë. Bëhet si tip kremi dhe e vendos në fytyrë. E mbaj për 20-30 minuta. Është një nga maskat më të mira që mund të rekomandoj. Më pas e laj fytyrën duke e fërkuar shumë pak. E lyej fytyrën me të bardhën e vezës që e tërheq lëkurën. Embaj për 10-15 minuta dhe në fund vë kremërat që preferoj. Një herë në muaj bëj një pastrim në qendra estetike.”
Një tjetër sekret? Almeda s’fle kurrë, kurrë me grim vënë:
“Nuk fle kurrë me grim. Një rast më thanë të vendosim ca qerpikë me zgjatim dhe u thashë jo sepse më pëlqen natyralja. Thashë le t’i provoj një herë dhe i vura. Shkoj në darkë në shtëpi dhe po fshija grimin dhe kur erdhi momenti tek qerpikët nuk dija si t’i hiqja. Kam fjetur keq dhe në mëngjes u zgjova me një po, një jo. I shkulla me gishta ato qerpikë bashkë me të mitë, mu dukën të ekzagjeruar dhe ndihesha e pisët.”
Ju duhen:
– 1 e verdhë veze
– kanellë
– mjaltë
– kafe turke
– kos
I përzieni të gjitha bashkë. E lini në fytyrë për 15 minuta. Pasi ta keni hequr lyejeni fytyrën me të bardhën e vezës, e mbani 10 minuta më pas e lani. Pas kësaj masazhojeni me vaj ulliri
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete8 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme8 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme9 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete4 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar