Connect with us

Jete

Me shpejt sec e kishim menduar/ Arbana Osmani zbulon kur do te filloj Big Brother Vip 2

Published

on

Mbrëmjen e djeshme është organizuar një festë e jashtëzakonshme ku të ftuar ishin të gjithë banorët e “Big Brother VIP” si dhe një pjesë e stafit të “Top Channel”.

Ndërkohë, ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo janë transmetuar pamjet e natës së djeshme, ku janë intervistuar disa prej banorëve të “BB VIP”, por edhe të ftuarit e tjerë.

Një ndër to ka qenë edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila na zbuloi se kur do të fillojë “Big Brother VIP 2”. Ajo ndau lajmin se edicioni i dytë i reality show-t më të komentuar të momentit do të rinisë në fund të janarit.

Sabiani, nga ana tjetër, zbuloi se vajza e tij, Keisi ka marrë vendimin që të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”,

“Ajo do të jetë e lirë të bëjë çfarë të dojë brenda normave dhe unë nuk do ta pengoj për asgjë.”- është shprehur ai.

Festa e djeshme u komentua gjatë edhe për shkak të dyshimeve që lindën lidhur me marrëdhënien e Donaldit dhe Beatrix.

Ajo çka ra tjetër në sy ishte vonesa e Beatrix-it, e cila ishte shoqëruar nga vëllai i saj Alban Ramosaj. Dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport