Lajme
Me te gjata dhe elegante me sekonda/ Keto jane 10 veshjet qe do jua tregojne trupin me ne forme se kurre

Këto yje plot stil na tregojnë sesi mund të dukemi më elegante dhe të dobeta këtë verë vetëm duke përdorur disa zgjedhje strategjike veshjesh dhe truke stili.
1
Kombino të zezën me blu marinë

Blu marina ishte një ngjyrë e shquar gjatë verës 2015 dhe kombinimi i saj me të zezën është shumë elegant dhe shumë modern njëkohësisht.
2
Kërko për veshje me prerje strategjike

Si për shembull ky fustan i Stella McCartney me një të tillë prerje në bel që e bën atë të duket shumë më i hollë vetëm falë iluzionit të krijuar pikërisht nga modeli i fustanit.
3
Vendosi rrip xhaketës tënde

Veshjet me rrip u shfaqën në sfilatat e Tome, Céline dhe Bottega Veneta dhe janë një mundësi tejet e lehtë për të transformuar look-un tuaj dhe për të krijuar bel.
4
Provo pantallona me shtat të lartë

Këto pantallona e transformojnë totalisht trupin tuaj. Ky stil funksionin njëkohësisht edhe si korse për belin edhe si një mënyrë për t’i bere këmbët të duken më të gjata. Janë po aq efektive edhe në pantallona të shkurtra, mjafton shtati të jetë i lartë.
5
Zgjidh diçka të “freskët dhe ledhatuese”

Një fustan deri tek gjuri, që i lakohet trupit tuaj por pa e prekur atë është mënyra më e thjeshtë për të krijuar një siluetë më të hollë. Zgjidhni një fustan të zi për një efekt edhe më miklues.
6
Trego “asetet” e tua

Zgjedhja më elegante për një mbrëmje është një varëse që dramatikisht bie në kraharorin tuaj duke tërhequr kështu pas vetes gjithë shikimet, shoqëruar me një dekolte të hapur por jo të ekzagjeruar. Zgjidheni veshjen me gjatësi deri në fund të këmbëve për të pasur një look sa më të balancuar.
7
Bëhu shumëngjyrëshe

Veshjet që rrinë në nuancat e së njëjtës ngjyrë janë ato që shkojnë më mirë me trupin tuaj. Pavarësisht nëse do të vishni pantallona, fund, xhaketë apo pallto, kombinojeni atë me një ngjyrë neutrale të tillë si ngjyra e mishit, blu marina, ose grija.
8
Vish një pallto të gjatë deri te këmbët

Gjatësia e bën personin që e ka veshur të duket shtatlartë dhe krijon një siluetë më të gjatë, sidomos kur kombinohet me taka dhe xhinse.
9
Bëhu vertikale

Iluzionet optike me të vërtetë që bëjnë punë. Shtoji dollapit tënd funde dhe pantallona me vija vertikale, për të krijuar përshtypjen e një femre më të gjatë dhe më të hollë.
10
Bli një palë taka “nude”

Investo vetëm në një palë këpucë këtë verë: ato nude. Bërësit e mrekullive krijojnë përshtypjen e këmbëve më të gjata dhe te holla, dhe për më tepër kombinohen me çdo lloj veshjeje.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete7 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme7 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme7 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete3 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar