Lajme
“Merrja 240 mijë lekë, s’paguaja dot qeranë, rroga 3 muaj me vonesë”, Donaldi mes lotësh flet pas debatit me Einxhel

Donald Veshaj duket se është prekur shumë pas akuzave të forta që Einxhel Shkira bëri mbrëmë në drejtim të tij. Fillimisht moderatorja i tha aktorit të humorit se është bërë i njohur vetëm nga historia e dashurisë së mëparshme.
Shkira nuk e la me kaq, pasi më pas ajo i tha se ai dhe i vëllai binjak, Romeo Veshaj ,nuk e kanë paguar për punën e saj në emisionin “Binjakët” dhe e hoqën padrejtësisht nga puna pas një aksidenti që ajo pësoi.
Pas debatit me prezantuesen, aktori u shpreh se ishte i shokuar nga gjithë fjalët që dëgjoi nga Einxhel Shkira dhe se i shpifej vetja. Teksa bisedonte me Arjola Demirin, ai foli edhe për vështirësitë që ka kaluar në jetë për të arritur këtu ku është.
Biseda mes Arjolës dhe Donaldit: Arjola: Fol ndonjë gjë. Donaldi: Çfarë të flasësh, jam i shokuar… Çfarë të flas s’bëhet fjalë as për lojë. Më shpifet vetja kur e mendoj
Arjola: Po pse? Donaldi: Më shpifet vetja. Arjola: S’mendoj se duhet të të shpifet vetja. Dhe nëse mendon të ta them atë që mendoj para se të shkoj në dhomë të rrëfimit.
Donaldi: Është ndryshe të thuash diçka ndryshe të thuash diçka me dashakeqësi. Arjola: Ti s’duhet të mërzitesh. Donaldi: Të fusësh vëllain tim… Ç’punë ka Romeo këtu?
Arjola: Është një këndvështrim që pak a shumë të gjithë e mendojnë. Donaldi: Jo po të shpjegoj edhe situatën e Marianës (Kondit) se çfarë kam bërë, sa kam dhënë, si i kam dhënë. Të lutem. Ndoshta, pagesa që njerëzit mund të çuditen për një ditë pune. Nuk mund të flas për një gjë që nuk është në shtëpi.
Arjola: Kam qenë edhe unë në kushtet e Einxhel por sigurisht që nuk do i përmendja. Nuk ka pse të të duket vetja i shpifur. Ka një fije vërtetësie që s’duhet të të vrasi. Unë nëse jam intriguar të të njoh është pikërisht nga historia jote e dashurisë. Kjo s’ka asnjë gjë të keqe se mund ti ndodhë edhe një femre që është e panjohur fare dhe të njihet me një person publik dhe bëhet e njohur.
Donaldi: O shpirti unë kam kapur milionat në YouTube. Kam punuar çdo ditë… Beniada: Është diçka shumë normale si vajzat që fejohen… Arjola: Ke Belenin që e përmendëm që është lidhur me një djalë super të thjeshtë dhe e ka bërë super të famshëm
Donaldi: Nuk më bëri njeri mua. Arjola: Ti s’duhet të prekesh. Donaldi: E ke shumë gabim. Arjola: Unë kam qenë nga ata njerëzit që kanë thënë në lidhje me Donaldin, njerëzit që nuk janë në këtë reality-show mos i përmendni. As unë nuk jam paguar Donald dhe kjo më vret.
Donaldi: Unë nuk jam paguar, nuk e merrja rrogën, kur e merrja laja ato borxhet që kisha, një herë në tre muaj e merrja, në gusht merrja prillin. Kjo është jeta. Kam qenë korrekt nga fillimi deri në fund. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. S’dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë lloj opinioni, unë e di çfarë kam përballë.
Llafet i kam besdi. Ule kokën aty, puno! Më 240 mijë lek kam filluar unë punë. Më nxirrnin nga shtëpia se isha me qira dhe shkoja bëja sketche që pronari na ka nxjerrë nga shtëpia dhe me ato kapja miliona. Nuk dua realisht të flas as edhe një lloj gjëje.
Janë disa gjëra që nuk tregohen. Është dashakeqësi. S’më tregon dot çfarë është puna. Flija herët që mos të punonte stomaku, se rrija pa ngrënë. Arjola: I kam bërë vetë këto gjëra. Donaldi: Unë kam parë gjithmonë të mirën time.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete8 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme8 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme9 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete4 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota2 years ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar