Connect with us

Lajme

Mobilje te shtrenjta dhe 100 pale kepuce/ Ja si duket nga brenda shtepia luksoze e Jonida Maliqit

Published

on

Jonida Maliqi eshte nje prej kengetareve me te njohura ne ekran. Shtepia e saj mendohet te jete luksoze dhe e kushtueshme pasi kengetarja njihjet per shpenzimet marramendese qe ben per dukjen e saj.

Jonida ne kete apartament kishte mundesi te ndertonte nje dhome vetem per kepucet e saja ndersa nga dalja ne tarrace mundesohet nje fushepamje mbreslenese.

Midis kepuceve te veta dallohen edhe atletat e vogla te djalit dhe me pas kengetarja thote:
” Nami me ka dale mua, por edhe djemte e kesaj shtepie jane ndjekes te modes.”

Po ashtu edhe dollapi i rrobave ne dhomen e gjumit, nuk mund te mos ishte kaq gjigand.

Ngjyrat qe mbizoterojne jane bezha e lehte, e zeza, e bardha, pak e kuqe dhe grija.

Abazhuret jane vepra te mirefillta arti ndersa mobiliet jane praktike pa teprime e ngarkesa. Ne shtepi ka pak gjera por jane ato me te nevojshmet.

Ndaj Jonida tregon:

“Ishim ne nje mendje me tim shoq qe te kishim vetem gjerat e domosdoshme. I tejmbushim shtepite me sende qe i ze pluhuri, kur ne te vertete nuk i perdorim kurre”

“Une doja vetem nje kend te madh te rehatshem, ku te shtrihesha per qejfin tim”.

Veranda eshte e madhe dhe lidhet ne jug me nje ballkon te ngushte e te gjate. Dhoma e Danit eshte ajo qe eshte arreduar me me shume dashuri. Krevati eshte ne formen e nje ferrari por kengetarja tregon se eshte thjeshte per dekor.

Jonida shprehet:’ “Dani pak e perdor krevatin e tij, fle me ne. Ne kete pike me ka ngjare mua, kam qene vajze mamaje… dhe ‘babaje’ .Deri ne moshen 9-vjeçare e kisha te ligjeruar te flija me prinderit, pastaj, deri 13 vjeç gjumi me zinte gjetke, por çohesha naten dhe u futesha serish prinderve ne shtrat. Dhe Dani e ka trasheguar kete zakon”.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport

You cannot copy content of this page