Connect with us

Jete

Mos harxhoni para me trajtime dhe shampo te shtrenjta/ Keto jane 2 receta BIO per floket e lyer

Published

on

Pothuajse te gjitha femrat e dine sesa e veshtire eshte qe te kujdesesh per floke te dekoloruar. Dekolorimi eshte nje cngjyrosje e flokut e cila arrihet fale perberseve kimike. Ne ju keshillojme qe te aplikoni dy maskat e meposhtme nese nuk doni qe te shihni floke te ashper apo qe keputen.

Maske me vaj ulliri dhe vaj kokosi

Kombinimi i vajit te ullirit dhe atij te kokesit jane shume dobiprures. Vaj i ullirit eshte i pasur me vitamine E dhe antioksdiante te cilat forcojne floket ndersa vaji i kokosit eshte i pasur me triglyceride te cilat depertojne deri ne thellesi te skalpit te kokes.

Ne nje ene vendosni dy luge gjelle vaj kokosi ne trajte te ngrire, dy luge gjelle vaj ulliri dhe me pas vendoseni ne zjarr per disa minuta. Me ndihmen e nje furce lyeni floket ne gjithe gjatesine e tyre dhe masazhoni me levizje rrethore majat e flokeve dhe skalpin. Lereni masken e pergatitur te qendroje per 3 minuta dhe do te shikoni qe floket tuaj do te jene me te bute.

Maske me veze dhe leng qepe

Kjo maske parandalon keputjen e flokeve, i forcon ata dhe gjithashtu ushqen rrenjen. Veza ka ne permbajtjen e saj Vitamine E e cila ndihmon qe floket te rriten ne menyre te shendetshme. Ndersa qepa permban antioksdante te cilet i mbrojne floket nga veprimi i radikaleve te lira dhe parandalojne keputjen e tyre. Si fillim ne 300 ml uje hidhni 2 kokrra qepe te cilat duhet t’i ndani ne 4 pjese dhe vendosni qe te ziejne. Me pas kullojeni lengun e qepes e lereni derisa te ftohet. Pasi lengu te jete ftohur shtoni 2 luge gjelle vaj ulliri dhe 2 te verdha vezesh. Masken e pergatitur aplikojeni mbi floke dhe lereni te qendroje per 30-40 minuta. Floket tuaj do te jene me te bute dhe me te forte pas perdorimit te pare te kesaj maske.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport