Lajme
Mos u turperoni me shoqet nga qimet e fytyres/ Kjo eshte receta BIO qe do ju heq te gjitha qimet pergjithmone

Nëse qimet e fytyrës paraqesin problem për ju, jua sjellim disa nga këshillat më të mira për t’i hequr ato në mënyrë natyrale
Çaji nga menta
Hirsutizmi (rritja më e shpeshtë e qimeve në fytyrë) mund të shkaktohet nga përqindja e lartë e androgjenit në organizëm, ndërsa në një studim të bërë në Turqi, është zbuluar se pirja e çajit të mentës mund t’i reduktojë nivelet e androgjenit në organizëm. Çajin mund ta bëni duke i qitur pesë fletë të mentës në ujë të valë dhe duke e lënë që të qëndrojë 10 minuta.
Trajtimi me bollgur
Bollguri është përbërës mjaftueshëm i butë për përdorim edhe në lëkurë të ndjeshme. Për ta përgatitur qëruesin me bollgur, e përzini një lugë me bollgur të bluar me një lugë me mjaltë dhe me disa pika të lëngut të limonit. Me përzierje i bëni ngadalë masazh fytyrës, në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve dhe ato do të hiqen gradualisht.https://zeri.info/inarticle.html
Shafrani indian
Shafrani është përdorur për shekuj të tërë në Kinë dhe Indi për ta ngadalësuar rritjen e qimeve të fytyrës. Thjesht i shtoni jogurt natyral shafranit për ta bërë një pastë. I bëni masazh fytyrës dhe lëreni pastën që të qëndrojë për pesë minuta para se ta shpëlani. Nëse e përsëritni këtë rregullisht, thuhet se shafrani do ta ngadalësojë, dhe eventualisht ndërpresë rritjen e qimeve të fytyrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Dylli nga sheqeri
Për heqje natyrale të qimeve mund të përdorni edhe dyllë sheqeri, për të cilin thuhet se shkakton më pak dhimbje sesa dylli i blerë në dyqan. I përzini dy lugë çaji me sheqer me një lugë çaji me mjaltë dhe me një lugë çaji me ujë. E ngrohni përzierjen deri kur të vlojë dhe të marrë ngjyrë të kafenjtë e më pas e lini që të ftohet, deri në momentin kur mund ta prekni pa u djegur. E aplikoni pastën në fytyrën suaj dhe e hiqni më pas në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve.
Trajtimi me mjaltë dhe kajsi të thara
Ne këtë trajtim do ta pastroni dhe hidratoni lëkurën, ndërsa kajsitë përmbajnë nivel të lartë të likopenit, për të cilin besohet se është shumë efikas në heqjen e qimeve nga fytyra. I bluani kajsitë e thara në pluhur e më pas i shtoni mjaftueshëm mjaltë për ta shndërruar në pastë. Aplikojeni pastën në fytyrë dhe fërkojeni ngadalë lëkurën me lëvizje qarkore për rreth pesë minuta. Nëse e përsëritni këtë proces tri herë në javë, gradualisht do të reduktohen qimet në fytyrën tuaj.
Maska nga veza dhe mielli i misrit
E përzini një vezë me një lugë me miell misri dhe me një lugë me sheqer për ta formuar një pastë të lëmuar. Aplikojeni pastën në fytyrën dhe lëreni që të thahet. Pasi që të jetë tharë krejtësisht, ajo do ta formojë një maskë, të cilën kur ta tërhiqni fort do t’i marrë me vete edhe qimet e padëshiruara nga fytyra juaj.
Përfshini më shumë fitoestrogjene në dietën tuaj
Këshilla jonë e fundit për heqje natyrale të qimeve të fytyrës është që të konsumoni ushqime, të cilat do t’i balancojnë hormonet mashkullore dhe femërore në organizëm. Ushqimet si farat e lirit, jamballi dhe kopra përmbajnë substanca bimore, të quajtura fitoestrogjene, të cilat e imitojnë estrogjenin në organizëm dhe të vilat ndihmojnë për t’i reduktuar efektet e sasie të tepërta të hormonit mashkullor, androgjenit, i cili mund të jetë shkaktar i qimeve të fytyrës.
-
Jete2 years ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete3 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized2 years ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete1 year ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme1 year ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme1 year ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete8 months ago
I terheqim meshkujt si me magnet/ Keto jane 8 gjerat qe burrat pelqejne tek nje grua po nuk i thone
-
Jete10 months ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani