Jete
”Nese Donaldi do te me zgjaste doren…”/ Reagon per here te pare Beatrix pas daljes nga Big Brother

Beatrix la shtëpinë e “Big Brother VIP” të premten dhe që prej asaj dite nuk ishte shfaqur në rrjete sociale dhe refuzoi ftesën për të qenë pjesë e “Fan Club”. Dojna Mema bëri të ditur se këngëtarja është shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht. Pas shumë lajmesh që kanë qarkulluar online vetë këngëtarja ka reaguar me një postim në profilin e saj në Instagram.
Trixa shkruan se ende po mundohet të përshtatet me botën jashtë Big Brother dhe ka lexuar sesi është parë marrëdhënia e saj me Donaldin, por sërish do hidhej bashkë me të nëse ai do i jepte dorën.
“Dua ta nis këtë shkrim me një falenderim për te gjithë ju që më falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushe me lule, tranzicioni ne jetën reale sigurisht ka vështirësi por kam fatin te jem pjesëtare e një familje që më gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes. Ju kërkoj ndjesë për lënien pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos përgjigjen e mesazheve, por realisht kam nevojë edhe për pak fare kohe që të ri-gjej gravitetin tim.
Mund t’ju tregoj që përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qenë pasioni dhe arsyeja përse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota. E di që Monika dhe Arjola do jenë shumë të lumtura kur ta marrin vesh haha. Donaldin po e ndjek nga jashtë. E kam suportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe siç e thashë ne sfidën e lajmeve i qëndroj mendimit qe ai duhet të fitoj BBV.
Përsa i përket marrëdhënies tonë, kam lexuar pak se si është parë nga jashtë. I kuptoj dhe ata që kanë qene pro edhe deri diku ata kundër – duke qenë se marrëdhënia jone ka lindur pastër në një show ku ndjekësit janë lidhur me protagonistët dhe mendojnë se kanë të drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi të gjithë ne brenda apo jashtë shtëpisë. Sot është dita ime e 4 jashtë asaj shtëpie dhe nëse Donaldi do më zgjaste dorën që të hidheshim bashkë, do e bëja po prapë. Bekime dhe dashuri për te gjithë ju”, ka shkruar Beatrix.
-
Jete1 year ago
Kane mbetur edhe 20 dite nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 surprize
-
Jete2 years ago
Hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave/ Kjo eshte dieta e shendetshme qe shkrin dhjamin e barkut
-
Uncategorized1 year ago
Sipas studimeve keto jane 4 cilesite e vajzave te forta qe i terheqin meshkujt si me magnet
-
Jete6 months ago
Fifi publikon kengen qe krijoi brenda shtepise se Big Brother/ Degjojeni sa e bukur ka dale
-
Lajme6 months ago
Te gjithe i themi Big Brother por a e dini kush eshte Vellai i Madh kete sezon/ Eshte 1 femer VIP
-
Lajme6 months ago
Beri te pamunduren ta mbante brenda shtepise se Big Brother/ Shikoni cfare thote Fifi per Arbana Osmanin
-
Jete1 month ago
Lekure e bute dhe pa shenja si BEBE/ Ky eshte SERUMI BIO qe e beri lekuren time te paster si porcelani
-
Bota1 year ago
Harrojini rrudhat, kjo recetë 100% natyrale po çmend të gjitha vajzat që e kanë provuar