Connect with us

Lajme

Nese doni qe lekura juaj te mos plaket shpejt atehere mos i beni asnjehere keto 7 gjera

Published

on

Përkujdesi i tepërt i lëkurës më shumë sesa efektiv ndodh të jetë i dëmshëm. Dermatologët sugjerojnë se jo të gjitha teknikat anti-rrudhë dhe këshillat që dëgjoni janë të mira nëse i përdorni në masë. Në vend të tyre, tregohuni më praktikë duke hequr dorë nga mitet më poshtë:

1. Eksfolimi i përditshëm e ndihmon lëkurën të duket më e re

Edhe pse pas scrub-it lëkura duket më e butë, më e zbardhur dhe më e freskët, nuk mund ta bëni këtë çdo ditë. Aq më tepër nëse keni lëkurë të ndjeshme. Duke e aplikuar çdo ditë mund të ndodhë që lëkura juaj të prodhojë më shumë sebum ose akne

2. Mjafton pak krem kundër diellit për ta mbrojur fytyrën

Me siguri e dini sa i rëndësishëm është kremi mbrojtës për të patur një lëkurë të shëndetshme apo jo? Ndryshe nga kremrat e tjerë, sasia e tij luan rol të rëndësishëm. Sipas ekspertëve njerëzit vendosin vetëm 40% të masës që këshillohet për t’u aplikuar mbi lëkurë. Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar që keni vendosur sa duhet është metoda e dy gishtave. Merrni krem me dy gishta- nga fillimi gjer në mes të tyre.

3. Sa më shumë ta lani fytyrën, aq më mirë

Ju mendoni se duke e larë më shpesh hiqni gjithë papastërtitë dhe e mbani të freskët apo jo? Nuk është kështu. Duke e larë shpesh do t’i hiqni yndyrën natyrale lëkurës dhe si pasojë mund të zgjoheni me një lëkurë të acaruar. Sipas dermatologëve 2 herë gjatë ditës është mjaftueshëm.

4. Vetëm produktet e shtrenjta kozmetike funksionojnë

Jo domosdoshmërisht! Sigurisht që teknikat dhe teknologjitë e reja kërkojnë pak investim dhe si rrjedhojë çmime të larta, por s’është gjithnjë ky rasti. 

5. Që kujdesi të jetë i plotë ju duhen shumë lloje të ndryshme produktesh.

Nëse e njihni lëkurën tuaj s’keni nevojë për një numër të madh kremrash apo produkte komplekse. Ju duhet vetëm një larës, një scrub, një hidratant dhe sigurisht një krem mbrojtës.

6. Kur je i/e ri/e s’ke nevojë për shumë kujdes.

Një tjetër mit! Duke besuar këtë njerëzit fillojnë të kujdesen kur shohin shenjat e para të rrudhave. Qëllimi duhet të jetë parandalimi dhe kujdesi duhet të fillojë gjatë të 20-ve.

7. 8 gota uji ju mbajnë larg rrudhave

Uji padyshim luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin dhe lëkurën tonë. Lëkura e thatë ka gjasa të plaket më shpejt, por dehidratimi nuk shkakton rrudha të përhershme. 

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport