Connect with us

Lajme

Nese doni qe lidhja juaj me te dashurin ose burrin te zgjase atehere mos i beni asnjehere keto 4 gjera

Published

on

Sipas psikologëve është parashikuar me saktësi 91%, nëse një marrëdhënie do përfundojë apo jo . Çdo parashikim bazohet në sjelljen që ka çifti. Janë studiuar 4 çifte për të argumentuar 4 mënyra specifike…

Dritare.net sot në këtë artikull ju tregon se cilat janë gabimet që bëni në çift, e si pasojë sjellin ndarjen.

Kritikë

Partneri që është gjithmonë i prirur t’ju sulmojë juve, të gjejë gabimet te ju, t’ju bëjë fajtore duke dalë vetë i pastër, kjo gjë nënkupton se ka diçka të gabuar në marrëdhënien tuaj. Kritika shpesh herë shoqërohet me fjalët “gjithmonë” dhe “kurrë”.

Dritare.net ju sugjeron të ktheni kohën pas dhe të kujtoni nëse e keni bërë edhe ju këtë gabim, duke thënë gjëra të tilla si “nuk ke kujdes” ose “je gjithmonë kaq egoist”, mund të jesh një përdorues i shpeshtë i kritikave. Prandaj bëni kujdes në mënyrë që lidhja juaj të mos shkatërrohet.

Mospërfillja

Dr. Gottman, në 4 dekadat e tij të hulumtimit të marrëdhënieve në çift, zbuloi se përbuzja është shkaku kryesor që sjell divorcit. Kur ju komunikoni me partnerin dhe ndërkohë jeni shumë mospërfillëse, kjo tregon që nuk keni interes për këtë lidhje. Nëse jeni mësuar me tallje, sarkazëm, ju jeni një përdorues i shpeshtë i përbuzjes. Është shumë e dëmshme, sepse e bën partnerin tuaj të ndjehet pa vlerë, i parëndësishëm dhe ky veprim i prek njerëz aq thellë sa hulumtimi tregon se dobëson sistemin e tyre imunitar.

Dritare.net ju sugjeron të ndryshoni sjelljen nëse jeni treguar mospërfillës me partnerin tuaj, përqendrohuni në gjërat që thoni në lidhje me partnerin tuaj dhe jini mirënjohës për marrëdhënien tuaj çdo ditë.

Gabimi i tretë është vetëmbrojtja dhe zakonisht është përgjigje ndaj kritikave. Kjo nënkupton që po justifikoheni dhe po luani me viktimën e pafajshme, ndonjëherë edhe duke e fajësuar partnerin tuaj në mënyrë që ai të tërhiqet. Por kjo në fakt nuk është e dobishme dhe as nuk funksionon sepse arsyetimet tuaja vetëm dërgojnë mesazhin dhe nuk i kushtoni rëndësi më kësaj çështje.

Nëse zakonisht thoni gjëra të tilla si: “Unë nuk bëra asgjë të gabuar” ose “Nuk është faji im, është faji juaj”, atëherë ju mund të jeni një njeri tipik vetëmbrojtës. Dritare.net ju sugjeron që të përmirësoni këtë gabim duke marrë pak kohë për të dëgjuar në mënyrë aktive partnerin tuaj. Merrni përgjegjësinë kur duhet.

Kundërshtim

Kundërshtimi ndodh atëherë kur tre gabimet e para kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë keq, prandaj dhe partnerët shfaqen kundërshtues.

Kundërshtimi është shkatërrues për një lidhje, sepse ajo lë partnerin tuaj të ndihet i braktisur. Nëse gjatë një argumenti ju tentoni të largoheni papritmas dhe përpiqeni gjithmonë të jeni të zënë, ju po shkatërroni lidhjen tuaj.

Por dritare.net ju këshillon të mos shkatërroni marrëdhënien tuaj, por ta rregulloni lidhjen duke marrë frymë thellë dhe duke përballur mendimet tuaja. Thirreni partnerin tuaj dhe tregojini që keni nevojë për një moment që të flisni bashkë. Vetëm në këtë mënyrë partneri juaj do të kuptojë se po përpiqeni të kujdeseni për veten dhe marrëdhënien tuaj dhe jo duke u përpjekur t’i refuzoni ato.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport