Connect with us

Lajme

Nese doni qe lidhja juaj te zgjase atehere duhet ti dini patjeter keto 15 sekrete te cifteve te lumtur

Published

on

Ja ku zbulohet që ka vetëm dy tipare personaliteti që e bëjnë një marrëdhënie të zgjasë: sjellja e mirë dhe bujaria. Nëse keni probleme me të fundit, provoni këto metoda për të qenë më zemërgjerë me partnerët.

Lërjuani atyre kafshatën e fundit edhe kur keni shumë uri. Nëse po hani bashkë çokollatën më të mirë në botë dhe doni shumë që ta hani të gjithën dhe 12 të tjera pas saj, por e dini që dhe ai do donte shumë, thjesht lërini copën e fundit. Punë e madhe!

Jepuni diçka pa pritur asgjë mbrapsht. Mos prisni as një falënderim. Bëjeni thjesht, sepse i doni partnerët tuaj dhe doni që të kenë një ditë të mirë.

Thjesht lërini ata ta zgjedhin programin ose filmin që do shihni në mbrëmje një herë. Ku i dihet! Ndoshta dhe ata do bëhen zemërgjerë dhe do zgjedhin diçka që ju pëlqen të dyve, por edhe nëse nuk e bëjnë, ju keni libra për të lexuar.

Nëse jetoni bashkë, blini qumësht dhe letër higjenike dhe mos e përmendni. Po ndani jetën me këtë njeri. Të konkurroni në garën “kam blerë më shumë gjëra për shtëpinë” ju bën thjesht më të mërzitshëm.

Bëni diçka në shtrat që ata duan ta provojnë, edhe pse juve nuk ju pëlqen aq shumë. Mos e bëni nëse jeni krejtësisht kundër, por nëse bëhet fjalë për diçka që ju nuk ju çmend nga kënaqësia ndërsa ata kanë jashtëzakonisht dëshirë, bëni një përpjekje. Mund të përfundojë që t’ju pëlqejë.

Nëse ju ftojnë në një event të punës, mos planifikoni diçka tjetër menjëherë pas këtij eventi. Nuk ka gjë më të keqe sesa kur partneri sheh telefonin çdo dy minuta në një takim të rëndësishëm për ty, sepse duhet të jetë te festa suprizë e Arlindës pas 20 minutash. Hiqjuani këtë problem.

Nëse do ju vijë mamaja në fundjavë, mbajeni programin tuaj të lirë. Dhe për të fituar ca pikë shtesë, mendoni çfarë mund të dojë të shikojë apo të bëjë ajo gjatë kohës që do të jetë me ju, që mos t’ua lini të gjitha në kurriz partnerëve.

Bëjuani gati furçën e dhëmbëve kur janë të lodhur. Një gjë shumë e veçantë që e bënte edhe bashkëshortja e Freud-it për të, mëngjeseve kur ai ishte me nxitim. Vendosni pastën mbi furçë dhe jepuani në dorë. Pastaj mund të vazhdojnë vetë.

Bëjuni kafen në mëngjes madje  para se ta kërkojnë. Dhe nëse e dini si iu pëlqen kafja dhe ua bëni fiks ashtu, do iu dukeni si magjistare.

Nëse janë me të vërtetë shumë të zënë, bëni diçka për t’i ndihmuar. Ndoshta ata nuk janë tipa që duan që t’i bëjnë punët me ndihmën e të tjerëve, por përpjekjen do e vlerësonin.

Blijuni një palë çorape të reja dhe ca ilaçe kundër ftohjes. Nuk ka gjë më të mirë për ta sesa t’u bëni ca pazare për të cilat nuk kanë kohë. Është diçka e vogël, por është gjithashtu shumë e madhe.

Mbulojini. Është një ndjesi e mrekullueshme për të rriturit, siç është për të vegjlit. Kur dikush të mbulon, të duket sikur ke marrë një drogë efekti i vetëm i së cilës është “lumturi e pakrahasueshme”!

Bëjuni komplimente për diçka që nuk ka të bëjë me pamjen. Komplimentet asnjëherë nuk janë të tepërta, por atyre iu ka ardhur në majë të hundës të dëgjojnë vetëm komplimente për sytë që kur ishin pesë vjeç.

Befasojini me diçka që nuk e presin kurrë nga ju. Mund të jetë thjesht që të ktheheni shpejt në shtëpi dhe të gatuani nëse rolin e kuzhinierit në shtëpi e kanë ata. Diçka e rrallë kjo! Ose të derdhni mbeturinat një herë në jetë. Ose t’u dërgoni një kapuçino në mes të ditës me shërbim taksi, ndonjë jogurt me fruta apo ndonjë ëmbëlsirë, nga dyqanet që e ofrojnë. Ligji i surprizës!

Bëni një përpjekje për të ndihmuar miqtë e tyre. Nëse e dini që miqtë e tyre sapo janë ndarë dhe e ndieni që mund të ofroni pak mbështetje, realizojeni. Sa më të mirë t’ua bëni jetën partnerëve, aq më e mirë do bëhet jeta juaj e përbashkët.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport