Connect with us

Jete

Nese doni te keni dhembe te bardhe si bora atehere duhet te beni keto 10 gjera te vogla

Published

on

Ushqimet që përmbajnë lëndë të forta ngjyruese dhe acide, zverdhin dhëmbët. Ja disa prej tyre:

Vera e kuqe: Përmban element dominues që ndikojnë në zverdhjen e dhëmbëve.

Uthulla balsamike: Është thellësisht e pigmentuar dhe ka aciditet të lartë, përpiquni ta përdorni sa më rrallë.

Pijet me gaz: Për shkak të aciditetit, zverdhin dhëmbët.

Manaferrat: Pavarësisht se janë fruta shumë të ushqyeshme, pigmenti i tyre i fortë mund të ngjitet në smaltin e dhëmbëve duke lënë shënjë.

Panxhari: Gjithmonë pas konsumimit të tij duhet të lani dhëmbët, pasi ka pigment shumë të fortë të kuq dhe lë njolla tek dhëmbët.

Domatet dhe salca e tyre: Përmbajnë acid, kanë pigment të fortë, këto janë 2 arsyet që i bëjnë dhëmbët më të verdhë.

Kafeja dhe çaji:  Të dyja këto pije kanë pigment të errët të cilat lënë njolla tek dhëmbët. Për t’i zbutur sadopak shtoni qumësht në to dhe shmangni konsumimin e tepërt.

Turshitë: Përmbajnë shumë kripë, acid dhe janë shumë të athëta, kjo do të thotë që ato gërryejnë smaltin dhe lënë njollë në dhëmbë.

Salca e sojës: Ka pigmente kafe të errët që mund të njollosin dhëmbët tuaj.

Karamelet: Përmbajnë ngjyrues artificial që mund të njollosin dhëmbët, por ato mund të jenë veçanërisht të njollosura për shkak të strukturës së tyre./HealthLine

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport