Connect with us

Jete

Nga dashuritë e mëdha, tek ndarjet e bujshme/ Kush janë 7 çiftet që këtë vit e festojnë ‘single’ Shën Valentinin

Published

on

Sot është dita për të thënë “Të dua” edhe më shpesh! Ky Shën Valentin i ka gjetur të gjithë më romantik.

E normalisht që më të vëmendshëm jemi në këtë festë për t’i hedhur një sy rrjeteve sociale të personazheve të njohur, për të zbuluar copëza nga jeta e tyre private. Ka nga ata që kanë publikuar postime plot dashuri, me partnerët në krah, duke zbuluar anën e tyre të ndjerë. Por ka edhe nga ata, që postimet e dashurisë së një viti më parë, tashmë i kanë harruar. Një vit më parë krejt ndryshe dukej situata për Shën Valentin për disa VIP-a. Më poshtë po ju listojmë disa nga personazhet që ndryshe nga vjet, këtë vit Shën Valentinin po e kalojnë ‘single’.

Bora Zemani & Donald Veshaj

Dyshja ka qenë padyshim kryefjala e mediave rozë përgjatë gjithë vitit. Historia e çiftit është bërë edhe më publike tashmë që aktori është pjesë e Big Brother. Por një vit më parë, Bora dhe Donaldi ishin një çift i lumtur, i qetë, që festuan Shën Valentinin së bashku. Para se të niste ‘furtuna’ në Big Brother, ata kishin një lidhje me ulje-ngritjet e veta, por duket se Shën Valentinin si çift. Por ky Shën Valentin ka ardhur krejt ndryshe. Jo vetëm që s’mund ta festojë me Borën, por Donaldi nuk do ta festojë dot as me partneren e re, Beatrix. Kujtojme se këngëtarja anuloi darkën me të dashurin e saj, pas përmendjes së Borës nga të ftuarit VIP në Big Brother.

Jonida Maliqi & Romeo Veshaj

Mediat me vështirësi morën vesh kur ky çift u formua, ashtu si edhe kur u nda. Ajo që të gjithë pamë ishin pozat e ndjera, mesazhet e dashurisë, tatuazhet e njëjta, puthjet pasionante të këtij çift. Krejt ndryshe ësthtë situata këtë Shën Valentin. Dyshja i ka dhënë fund kohë më parë, duke shkëputur çdo komunikim mes tyre. E teksa Romeo shpejt gjeti partneren e re, Jonida vijon të mbetet single, të paktën për publikun.

Loredan & Mozzik

Ndarja-lidhja-ndarja dhe rilidhja e tyre ndodhi shumë shpejt, por po aq shpejt erdhi dhe ndarja tjetër. Ajo që dimë është se publiku u elektrizua kur kjo dyshe u bë sërish bashkë. Ata madje e festuan këtë ribashkim edhe me një album të ri, duke konfirmuar se mbetet një ndër dyshet më të ndjekura dhe të pëlqyera. Por u deshën vetëm pak javë që Loredana dhe Mozzik sërish të ndaheshin. Vetëm se këtë herë ata u ndan si miq të mirë dhe prindër të përgjegjshëm të Hanës. Nuk e dimë nëse ata do ta festojnë këtë Shën Valentin, por ajo që dimë me siguri është që ata nuk do ta festojnë së bashku.

Soni Malaj & Klevi

Soni Malaj kishte gjetur dashurinë në krahët e Klevit. Çifti patën një fejesë të gjatë prej 7 vitesh. Por pa shumë shpjegime, pa shumë fjalë, këngëtarja zhduku nga rrjetet sociale të gjitha fotot me të. Çifti i dha fund pak para fundit të vitit, duke e mbyllur këtë histori të gjatë. Soni la pas dhimbjen e dashurisë, për t’u kthyer edhe njëherë në muzikë. Ndërkaq asgjë nuk dihet për Klevin, që edhe përgjatë kohës që ishte me Sonin, zgjodhi të ruante një profil të ulët në media.

Oriola Marashi & Eros Grezda

Atëherë kur flitej se ky çift po shkonte drejt fejesës, atëherë erdhi edhe lajmi i ndarjes. Flasim për modelen dhe futbollistin që u shndërruan shpejt në një ndër dyshet më të dashura. Pozat e tyre konfirmuan këtë raport të nisur në karantinë. Megjithatë Oriola dhe Erosi u ndan pas disa konflikteve për xhelozi. Ai vijoi karrierën e tij si futbollist jashtë Shqipërisë, ndërkaq modelja preku pasarelat ndërkombëtare të modës.

Semi Jaupaj dhe Bojken Lako

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i dhanë fund romancës 10 vjeçare në maj të këtij viti. Dy artistët nuk dhanë detaje rreth arsyes së ndarjes, por pranuan se kanë mbetur miq shumë të mirë dhe se e respektojnë shumë njëri tjetrin edhe pas ndarjes, gjë që e tregoi edhe këngëtarja në “Big Brother VIP”. Ajo ka folur shpesh rreth Bojkenit, duke e përshkruar si njeriun që e mbështeti dhe e bëri atë çfarë është sot.

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi

Divorci më i bujshëm i këtij viti padyshim që është ai i kompozitorit Shpëtim Saraçi dhe këngëtares Mira Konçi. 25 vite martesë morën fund disa muaj më parë. Shpëtim Saraçi u rikthye të jetojë në Shqipëri, pas ii dha fund martesës. Ndërkaq nga ana tjetër Mira Konçi vijon jetën në Amerikë me dy fëmijët e tyre. Këngëtarja madje ka vendosur t’i rikthehet muzikës.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport