Connect with us

Jete

Nuk do keni me asnje qime ne lekure/ Ky eshte KREMI BIO qe mund ta pergatisni ne shtepi per depilim te plote

Published

on

Një pjesë e mirë e grave përdor dyllin e gatshëm, megjithatë pjesa tjetër preferon ta përgatisë në shtëpi, ndaj nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se a funksionon nëse e bëjmë vetë, përgjigjja është po. E meqë kjo punë u zgjidh, ja si ta përgatisni.

Përbërësit e nevojshëm:

– ¼ filxhan me limon të shtrydhur

– ¼ filxhan me ujë

– 2 filxhanë me sheqer

Hidhini të gjithë përbërësit në një enë metalike dhe vendoseni në zjarr për 5-10 minuta. Trazojini vazhdimisht dhe kur masa të ketë trashësinë dhe ngjyrën e karamelit, hiqeni nga zjarri dhe vendoseni në një enë të ftohtë.

Pasi të jetë ftohur aq sa të mos dëmtojë lëkurën, vendoseni në lëkurë dhe vazhdoni depilimin si zakonisht.

Në fund pas depilimit, përdorni një krem hidratues ose xhelin e aloe verës dhe shmangni dushin me ujë të nxehtë dhe qëndrimin në diell për të paktën 2 orë.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport