Connect with us

Lajme

Nuk e kishte bere asnje me perpara/ DJ DAGZ i ben Einxhel surprizen e bukur dhe e le pa fjale

Published

on

Parashutat dhe surprizat e veçanta nga qielli për banorët tashmë janë bërë pjesë e rutinës në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku herë pas here konkurrentët marrin dedikime dhe dhurata të ndryshme nga fansat dhe suportuesit apo miqtë e tyre.

Ditën e sotme, e surprizuara e rradhës ishte pikërisht Einxhel Shkira, e cila përjetoi emocione shumë të forta.

Fillimisht, me parashutë erdhi një dedikim bashkangjitur me foton e moderatores, teksa më vonë të gjithë banorët vunë re se parashutisti mbantë në krahët e tij një arush, si një dhuratë shumë e bukur për të.

Einxhel u emocionua pa masë teksa përqafonte arushin, që beson se është një dhuratë nga partneri i saj Dj Dagz, të cilit, i kishte kërkuar një dhuratë të tillë tashmë prej një kohe të gjatë.

Shiko videon!

Rikujtojmë se moderatorja me Dj-in e njohur kanë krijuar një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërkohë që, edhe pas daljes së Dagz-it, ata vazhdojnëb të bëjnë deklarata romantike për njeri-tjetrin.

Vetëm së fundmi, Arbri ka shprehur vlerësimin dhe krenarinë për partneren e tij gjatë “PRIME”-t të së martës.

“Zëri i çdo femre. Je shumë e madhe Einxhel Shkira.

Jam shumë i lumtur për ty dashuria ime, por më shumë se i lumtur jam krenar me ty. Njerëzit me zemër të bardhë e gjejnë njeri-tjetrin gjithmonë.”- ka shkruar ai në “Instagram”.

Trending

Copyright © 2009-2020 NewsRaport